Rrëzohet një helikopter në zonën e Kelmendit, nuk dihet ende nëse ka viktima.
Një helikopter është rrëzuar në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, i cili raporton se nuk dihet ende çfarë helikopteri është dhe nëse ka viktima. Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje./BW