Rrëzimi i helikopterit në oqeanin Paqësor, SHBA shpall të vedekur 5 marinarët.
Marina e SHBA ka shpallkur ditën e djeshme të vdekur 5 marinarët që u rrëzuan rreth një javë më parë me helikopter në oqeanin Paqësor.
Njoftimi i Marinës Ameirikane vjen pas 27 orësh kërkime, ndërkohë që emrat e marinarëve nuk u bënë me dije derisa të njoftoheshin familjet e tyre.
5 marinarë të tjerë u plagosën në bordin e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, në kuvertën e së cilës po operonte helikopteri MH-60S para përplasjes.
Helikopterët e tipit MH-60S mbajnë zakonisht një ekuipazh prej katër vetësh dhe përdoren në mbështetje ndaj luftimeve, operacione ndihmash apo kërkim-shpëtimi.