13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Rrëmbyen një grek dhe i zhvatën 1.3 mln €, Policia u sekuestron pasurinë 3 fierakëve. Konfiskohen 4 apartamente e 1 automjet 200 mijë €

by News Albania
10/08/2020
in Kronikë
0
34
VIEWS
Share on Facebook

4 apartamente dhe një makinë që kushton rreth 200 mijë euro u është konfiskuar, 3  personave në qytetin e Fierit, pas informacioneve që kjo pasuri është siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Kjo pasuri u përket Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj dhe Mariglen Hamataj. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, këta tre persona në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Njoftimi:

Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania