10 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Rrëfimi prekës i aktorit të mirënjohur Timo Flloko/ Si më ndanë nga gruaja…

by News Albania
13/12/2020
in Sociale
0
209
VIEWS
Share on Facebook

Aktori shqiptar Timo Flloko ishte rrëfyer para publikut gjakovar si asnjëherë në Tiranë. I ndodhur atje, vite më parë, si i ftuar i edicionit të parë të filmit me metrazh të shkurtër “Gjakova film festival”, aktori shqiptar kishte përçuar emocione te publiku, në një bashkëbisedim që ka zgjatur më shumë se 2 orë, i zhvilluar në kuadër të edicionit të parë të këtij festivali.

Ai kishte folur për përvojat e tij, familjen, teatrin dhe filmin shqiptar. “Mund të duket pakëz e ekzagjeruar, por gjatë rrugës për në Gjakovë, tërë kohën më është bërë mishi kokrra-kokrra, kur shihja sesa shumë jemi afruar me njëri-tjetrin”, ka thënë aktori, ndërsa për herë të parë ka treguar historinë e familjes së tij, e cila për disa vite kishte jetuar mes Kosovës dhe Shqipërisë së ndarë.

Ai ka rrëfyer se ka lindur dhe ka jetuar në Pejë deri në moshën 8-vjeçare, ndërsa në gjashtë prej këtyre vjetëve ka jetuar i ndarë nga babai dhe vëllai i tij. “Kur isha veçse 2-vjeç, Shqipëria ishte prishur me Jugosllavinë dhe babanë tim e detyruan të largohej nga Peja dhe të kthehej në Shqipëri. Kur shkuam në kufi, kufitarët i njoftuan babait se kanë urdhër që të lejojnë vetëm atë të kalojë, por jo familjen. Pas shumë lutjeve e përpjekjeve, i lejuan që me vete ta merrte vetëm vëllanë tim të madh Aleksandërin dhe kështu unë e nëna ime ishim të detyruar të ktheheshim e të jetonim në Pejë, deri në zhvillime të tjera politike, kur na u mundësua të ktheheshim në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës.

Është hera e parë që bëj publike këtë histori timen”- ka thënë aktori Timo Flloko, duke përcjellë emocione të forta tek publiku. Megjithëse ai dhe familja e tij kanë vuajtur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, Flloko u tha kureshtarëve se në atë kohë arti në përgjithësi dhe kinematografia e teatri në veçanti kanë pasur një zhvillim të hovshëm, zhvillim me të cilin shqiptarët mund të mburren edhe sot e kësaj dite. “Sot shumë pak po investohet në teatër dhe në kinema, e kjo është diçka që po më vret shumë”- i është rikthyer ai bisedës për filmin, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka kishte dashur të thoshte për familjen, e kishte rrëfyer. Por kureshtja e adhuruesve të tij ka qenë e madhe.

Ai është pyetur edhe për aktorët kosovarë, ku ka treguar se idhulli që e ka udhëhequr në karrierën e tij ka qenë aktori Bekim Fehmiu. Ai u shpreh i lumtur që ka pasur mundësinë ta takojë. “Pas John Belushit, i cili ndërroi konceptin e humorit amerikan, Bekim Fehmiu mbase është figura më unike e aktrimit të shqiptarit në famën e përbotshme”, ka thënë Flloko në një rrëfim ku ka zbuluar kontaktin e tij me aktorë shqiptarë, natën e vitit 1948, kur regjimi komunist ndau familjen e tij. “Bekim Fehmiu është një idhull. Aktori më i ndërkombëtarizuar. Kur luajti me ‘Odisenë’ ishte bërë një hit i përbotshëm.  Ka qenë frymëzues i madh.”

Timo Flloko për herë të parë këtu e bëri publike edhe dëshirën e aktorit Bekim Fehmiu, një dëshirë që ai nuk arriti ta realizonte.  “Ajo që më vjen keq lidhur me Bekim Fehmiun, është fakti se ai asnjëherë nuk arriti ta realizojë ëndrrën e tij për ta luajtur rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ëndërr të cilën ma pati treguar shumë vjet më parë”- tha ai, ndërsa ka shprehur zhgënjimin e tij me faktin se aktorët e rinj nuk e njohin figurën e aktorit Bekim Fehmiu.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Kthesa e Mërkurit dhe Hëna e re, çfarë parashikon Meri Shehu për secilën shenjë

Kthesa e Mërkurit dhe Hëna e re, çfarë parashikon Meri Shehu për secilën shenjë

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Kthesa e Mërkurit dhe Hëna e re, çfarë parashikon Meri Shehu për secilën shenjë

Kthesa e Mërkurit dhe Hëna e re, çfarë parashikon Meri Shehu për secilën shenjë

10/03/2026
Qëlloi me armë zjarri për të kanosur efektivët gjatë operacionit në Shkodër, identifikohet personi që po ndiqej nga policia! Krahu i djathtë i Ibrahim Licit

Qëlloi me armë zjarri për të kanosur efektivët gjatë operacionit në Shkodër, identifikohet personi që po ndiqej nga policia! Krahu i djathtë i Ibrahim Licit

10/03/2026
Lënda plasëse në makinën e 36-vjeçarit, kush është Oltion Klosi, aktiviteti i tij në Spanjë dyshohet si shkak i vendosjes së eksplozivit

Lënda plasëse në makinën e 36-vjeçarit, kush është Oltion Klosi, aktiviteti i tij në Spanjë dyshohet si shkak i vendosjes së eksplozivit

10/03/2026
E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

E trishtë/ Ndahet nga jeta në lule të moshës infermierja 22-vjeçare

10/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In