Skenaristja Alda Bida është shprehur se vajzat e sotme që marrin pjesë në konkurset për modeling, nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre dhe nuk e dinë se çfarë është biblioteka.
Komentet ajo i bëri gjatë një interviste në emisionin “Fol me mua” që moderohet nga Rovena Dilo ku ka folur për problematikat që has me vajzat kur organizon, “Miss Shqipërinë”.
Bida tregon gjithashtu se shumica e vajzave të sotme, kryejnë ndërhyrje kirurgjikale plastike që në moshë fare të re, të panevojshme në shumicën e rasteve sipas saj.
“Të shtunën ne bëmë një festë surprizë pasi jemi një familje e madhe. Ishte 79-vjetori i Luljeta Bozos. Shumë njerëz më pyesin, a është mami jot? Sepse kam hyrë shumë e vogël në shtëpinë e tyre. Vendosëm që ti bënim një festë surprizë, motra e Petrit ishte ideatorja sepse ajo është arkitekte dhe shpirti i festës. Në festë ishin edhe fëmijët e mi. Egi më thotë e shikon o ma sa jemi rritur. Ajo më ka bërë gjyshe kur isha 44 vjec. Unë i thosha: “mos u marto herët” por ajo nuk më dëgjoi dhe u bë nënë shumë e re. Egi tani është bërë 23 vjec. Edukimi i fëmijëve nuk është paraja që i bën më të mirë fëmijët, nuk mund ti edukosh duke i dhënë por duke i thënë një model. Të parët tanë thoshin një shprehej “Dhardha bie mbi dardhë”. Edukimi është problem global, kanë prona kanë toka kanë pasuri dhe të gjitha këto do ti trashëgojnë tek fëmijët, pora fëmijët bëhen dembele dhe është një klimë global;e. Pra fëmijët nuk lodhen për të bërë emrin e tij. Unë dhe Petri kemi bërë dicka dhe kërkojmë që fëmijët të bëjnë emrin e tyre me forcat e tyre. Shqiptarët duan të bëhen të pasur menjëherë dhe jemi përtac me disa element. Ne kemi kulturë për ti lindur fëmijët dhe pastaj të na i rrisin gjyshet dhe gjysherit të cilët skan detyrë që ti mbajnë por vetëm ti llastojnë ti mbajnë me të mira. Prindërimi duhet të mësohet pak nga pak. Fëmija është inteligjent që kur del nga barku i nënës dhe qan për ta marrë hopa, fëmija e blen prindërin por ti duhet të gjesh formën për ti thënë mos e bëj ti”, tha fillimisht ajo.
Familja -Fëmijët që të vegjël ishin pjesë të festave, vajza nuk ka lidhe fare me profesionet tyre. Kurse djali ka zgjedhur administrim biznesin, këtë biznes qe kemi vite që investojmë të jetë ai që të investojë. Që në moshën 8 vjecare ishte aty duke na ndihmuar duke vendos një karrige dhe ai është bërë më i përgjegjshëm. Frenkit po i lëmë dicka të ngritur, nëse ai e do dhe e pëlqen nuk është një barë ky biznes dhe një emër i mirë. Paratë shtëpitë gjithcka emir i mirë dhe kontributi që ke dhënë në shoqëri është vula që ke lënë dhe që i le fëmijëve.
Cdo familje ka traditën e saj, të paktën 4 herë në javë duhet të ulemi të tre bashkë për të ngrënë drekë. Jeta është shumë dinamike, të duhet ai bashkimi në familje, në fundjavë gjejmë mënyrën për të takuar nënën e Petrit ose Egin dhe familjen e tyre. Nuk janë bezdisur me mua që unë nuk i ndihmoj me mbesën.
Ku ndryshon Miss Shqipëria ndër vite? “Miss Shqipëria u bë 23 vjet. Po të kthehemi në kohë në 1998 Mis shqipëria kishte më pak televizion dhe njerëzit donin të angazhoheshin, ato që ti ofroje më shum mundësi për tu bërë pjesë e spektaklëve dhe ishin më të përgjegjshme vbajszat për ta bërë këtë ghjë. Më bvonë më shumë bëhen nënat protagoniste, tani është instagrami fillon krahasohen me shoqe shoqen. Kjo koha tani është gabim, të bëhemi njësoj si ajo. Të bëhemi me buzë si dikush tjetër. Në mis shqipëria ne nuk jemi pro vajzave që kanë bërë ndërhyrje plastike, ne duam të jemi më shumë natyrale. Është shumë keq që të bësh ndërhyrje në moshë shumë të re. Nuk ka lidhje kujdesi me veten por kjo është teprim për mua. Kur merr kurorën e Miss Shqipërisë ti je në syrin e publikut por më pas nisin ndërhyrjet plastike që 18 deri 20 vjec janë mosha shumë të vogla. Fama e bukurish është shumë e madhe pasi e keq përdorin duke u futur në rrjetet sociale një vajzë që merr pjesë në “Miss Shqipëria”. Sot kemi njerëz të pashkolluar dhe të panjohur për publikun por që kanë ndjekës pa fund në rrjetet sociale dhe që nuk i përcjell asgjë publikut por kjo është globale. Ka shumë vajza që në Instagram s’kanë ca përcjellin, vetëm bukurinë fizike, apo kopje të shpeheve të marra diku.
“Dikur po të kthehemi në kohë, kujdeseshim që ne të mësonim të mbusheshim dhe sot nuk fle dot pa lexuar pak. Ndërkohë të shikojmë brezin e sotëm në Mis Shqipëria nuk lexojnë fare libra, ndonjëherë sdinë as titujt e librave. Në Miss Shqipëria është një mision që të shikojnë ato cfarë është bibloteka, jam e sigurt që shumë prej tyre nuk e dinë cfarë është bibloteka”, përfundon Alda Bida./