Zgjedhjet për Bashkinë e Rrogozhinës do të mbahen më 23 korrik. Vendimi është marrë nga KQZ, ndërsa në garë do të jenë Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” dhe Edison Memolla nga PS.
Në zgjedhjet e 14 majit, për Bashkinë e Rrogozhinës, diferenca mes dy kandidatëve ishte 21 vota, por Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e procesit, pasi kutia e kontestuar nga opozita kishte më shumë vota se diferenca mes dy kandidatëve.
Edhe më herët KQZ ishte shprehur për mbajtjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë në 23 korrik. Ndersa dita e gares per kreun e bashkise eshte shpallur zyrtarisht nen ethet e kesaj riperballje jane Memolla i PS-se dhe Hoxha i PD-se jo zyrtare. Po kush ka epersine dhe probabilistin e fitores. Kontaktet ne bazen e votueseve te Newsalbania.al mesojne se Memolla eshte me favoriti fitues i dates 23 korrik ne Rrogozhine. Kontaktues te shumte na thone se ai eshte i lidhur fort me problematikat e komunitetit dhe shume pune I ka realizuar ne planin e investimeve kapitale. Po sipas opinionit te shume votueseve Memolla duke pas pervojen e te drejtuarit si kryetar bashkie deri tani e ka krijuar bazen e pervojes per te ecur dhe me mire mandatin ne vijim. Per kandidatin rival Hoxha disa te rinj votues ne keto zgjedhje na thane se Hoxhen nuk e lidh asgje me perspektiven zhvillimore te Rrogozhines. Me se shumti shprehen ata Kandidati demokrat e ka orjentimin e tij tek lojrat e bixhozit. Kete fakt na e pohuan edhe shume te tjere per rivalin demokrat Hoxha. Dilema eshte: Kush fiton nje bixhozxhi apo nje vendali i perpjekjes punes e suksesit? Per kete votuesit e Rrogozhines do vendosin ne dates 23!