Fushata ligjërisht sipas Kodit të Zgjedhjeve ka filluar. Kreu në detyrë Edison Memolla vazhdon garën për të sfiduar kundërshtarin politik Shkëlqim Hoxha të “Bashkë Fitojmë” Ja si u drejtohet Memolla votuesëve rrogozhinas: “Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendos përsëritjen e zgjedhjeve vendore për kryetarin e bashkisë në Rrogozhinë!
Për qetësinë e të dyja palëve dhe për të vërtetuar dëshirën e rrogozhinasve, do t’i drejtohemi sërish kutive të votimit për të zgjedhur njëherë e mirë se kush duhet të drejtojë punët në qytet për 4 vitet e ardhshme.”!
E di që sfidat e njëpasnjëshme mund t’ju kenë lodhur por le ta cojmë deri në fund gjithçka që kemi nisur!