Rizgjedhjet në Rrogozhine/ Edison Memolla (PS): Ja pse u kërkoj votën bashkëqytetarëve të mi!
Ne bashkinë e Rrogozhinës do ribëhen zgjedhjet vendore në datën 23 korrik 2023. Në këte garë do dalin në “ring” dhe nje here Edison Memolla kryetari aktual nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i “Bashkë fitojmë”. Fushata ka ditë qe ka nisur dhe deri tani duket nje fushate e qete dhe pa probleme. Newsalbania.al po e ndjek nga afer kete proces zgjedhor. Diten e sotme udhetuam drejt Rrogozhinës per “inspektim” fushate. Ne fakt e nisem diten me idene per te kontaktuar me Edisonin. Nuk e njihnim dhe as e kishim kontaktuar me pare. Ne qender te Rrogozhines pyesim disa qytetare per fushshaten madje i “provokojme ” dhe per kandidatin socialist Edison Memolla. Na thane fjale pozitive per te edhe pse dikush nuk ishte fort i kenaqur me qeverisjen qendrore, por per Edisonin nuk i kurseu fjalet e mira. Per ta takuar Edisonin nuk e patem fare te veshtire. Nje banor na tha se zakonisht e pi kafen ketu duke na treguar dhe lokalin. Nuk vonoi dhe Edisonin e takojme pasi i prezantohemi. Nje djale i thjeshte i komunikueshem. Per te mos i marre shume kohe nga koha e tij nuk e zgjasim por nisim biseden e lire ne formë interviste
Si e keni nisur fushatën?
Shume normalisht. Takime me njerezit biseda te lira. Nuk bejme tam-tume por i pyesim per problematikat qe kane dhe u premtojme realizimin e kerkesave qe mendojme se jane te realizueshme.
Si e vleresoni kandidatin kundershtar politik?
Kundersharin e vleresoj thjesht kundeshtar politik duke mos e konsideruar “armik”. Ai eshte ne te drejten e tij njerezore politike dhe kushtetuese te jete ne gare dhe ta pretendoj postin e kryetarit. Ne kete mes nuk kam asnje pretendim ndaj rivalit .
A keni frikë se mund tju “thyej” ne kete gare kandidati i opozites?
Jo nuk e kem kete frike edhe pse e vleresoj garen. Eshte tjeter gje frika e tjeter vleresimi i gares ne pergjithesi.
Cila eshte pika juaj me e forte qe u jep besim ne fitore?
Pika te forta ka shume por do te permendja faktin qe jam cdo dite prane qytetareve si kryetar e vendali dhe tjetra kam bere shume pune e realizim projektesh deri tani ne detyre si kryetar. Keto investime dhe ndryshime jane te prekshme nga qytetaret. Pra kam bere shume pune dhe pune te tjera te projektuara jane gati. Prandaj e kerkoj voten qytetareve te mi. Te ecim se bashku me ato qe kemi bere mire dhe te bejme me te miren ne interes te komunitetit ne vijim.
Keni nje mesazh?
Mesazhi im i pare eshte qe qytetaret te marrin pjese masivisht ne votime dhe para kutise te zgjedhin me te mirin! Mesazhi tjeter imi eshte: Se bashku do ecim me mire e me vrullshem per te miren e bashkise sone. Pas zgjedhjeve bashkia nuk do jete e Edisonit, por e qytetareve qofshin te majte apo te djathte. Kete te fundit nuk e kam thjesht mesazh por nje premtim publik qe do t’a mbaj!
Faleminderit per intervisten dhe suksese!
Faleminderit ju !
13 korrik 2023 (Rrogozhine)