EDISON MEMOLLA:
“Miqtë e mi Rrogozhinas!
Siç e keni parë së shpejti do jemi sërish përpara kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë.
Dua t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen dhe përzemërsinë që keni treguar ndaj meje.
Qe prej dhjetorit të vitit 2020 kam qenë në krye të bashkisë Rrogozhinë dhe gjatë kësaj kohe krahas problemeve dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme, kam bërë gjithçka brenda mundësive që t’ju gjendem pranë duke e përkthyer besimin tuaj në punë konkrete.
Në asnjë moment nuk ju kam konsideruar njerëz ‘të lehtë’ që ikin nga fryn era, siç ju kanë cilësuar, pasi un si djalë qyteti e di që nuk jeni.
Këtë herë, si fundi i të gjithë mundimeve politike, duhet të jemi të bashkuar dhe në krah të njëri tjetrit për të treguar se cilat vlera zgjedhim të besojmë për të mirën e qytetit.
Fitoftë ai që Rrogozhinën dhe rrogozhinasit i ka në zemër dhe do bënte të pamundurën për ju”.!🙏