Miqt e mi!
Në orët e fundit të kësaj fushate të zgjatur doja të ndaja me ju dy fjalë zemre.
Ju falenderoj përzemërsisht për durimin dhe maturinë që keni treguar edhe pse situata politike duke pasur zgjedhje elektorale vit pas viti mund të jetë bërë e “lodhshme”.
Faleminderit për të gjithë energjinë pozitive që keni përcjellë qoftë në takimet shtëpi më shtëpi apo takimet e mëdha elektorale duke më mbështetur si djalin tuaj.
Siç janë bërë plot investime që i keni parë, gjatë rrugëtimit tim kam bërë dhe plot gabime por ju falenderoj me zemër që i latë mënjanë mëritë dhe u vendosët krah meje për ta vendosur në vend dinjitetin e Rrogozhinës e më pas me kohën ta çojmë çdo gjë në vendin e vet.
Mezi pres të vijojmë rrugën e përbashkët për ta kthyer qytetin tonë të vogël me ëndërra të mëdha, në vendin që gjithmonë kemi ëndërruar të jetojmë.
Në përmbyllje të kësaj fushate jeni pikërisht ju ata të cilëve i takon falenderimi për mbështetjen që më keni dhënë deri më tani dhe fitoren spektakolare që do arrijmë sëbashku në dielën në datën 23 korrik duke votuar numrin 1️⃣✅️.
Përzemërsisht, Edison Memolla!