Rita Ora dhuron kostumin popullor për Muzeun Etnografik të Tiranës!
Bashkia e Tiranës ka treguar projektin e ndërtimit të Muzeut Etnografik të Tiranës, i cili do ndërtohet brenda godinës “Sarajet e Toptanëve.”
Në këtë muze do të ekspozohet dhe kostumi tradicional shqiptar, i cili u vesh nga Rita Ora në klipin e këngës “Gunna”. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.