Rinis sot kolaudimi, janë 14 pika në gjithë vendin që do të kryejnë kontrollin teknik të mjeteve
Kolaudimi i automjeteve do të rinisë sot. Kategoritë e para që do të përfshihen në proces janë mjetet që kryejnë transport ndërkombëtar, transport udhëtarësh, mjetet që kanë hyrë për herë të parë në vendin tonë dhe nuk kanë bërë asnjëherë kolaudim dhe më pas mjetet që janë rrëzuar në kolaudimin e fundit.
Në të gjithë territorin janë 14 pika që do të kryejnë këtë kontroll teknik.
Me ndryshimin e ligjit, automjetet do ti nënshtrohen kontrollit një herë në dy vite, ndërsa mjetet e e reja përjashtohen në tre vitet e para.