Viti 2021 në terr informative, transparenc 0
Procesi I rindërtimit duket se ka ecur me ritme mjaftë të ngadaltë duke lënë mes gërmadhave pothuaj gjysmën e familjeve të dëmtuara nga tërmeti I 26 nënëtorit.
Sipas një raporti të detajuar nga Open data, Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm 52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%.
Planifikimi për 2020 ishte 32 Miliard lekë, realizimi u krye vetëm 16.59 Miliard Lek. Përmes Vendimeve Të Këshillit të Ministrave u Alokuan gjatë 2020 për Programin e Rindërtimit vlera 29.55 miliard Lekë.
Duke ju referuar akteve VKM në ndryshim VKM të mëparshme, rezulton e miratuar vetëm 92% e fondit të planifikuar për rindërtim për vitin 2020, pra 29.5 nga 32 miliardë që ishin planifikuar.
Alokimi i këtyre fondeve është realizuar nëpërmjet pesë VKM-ve.
Nëse në fund të vitit, institucionet përkatëse kanë fonde të pashpenzuara, ato trashëgohen në vitin pasardhës tek Fondi i Rindërtimit në Buxhetin e Shtetit dhe përdoren për të njëjtin qëllim.
Bashkitë e prekura janë Tirana, Durrësi, Kurbini, Shijaku, Lezha, Kruja, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Mirdita.
Fondit të Rindërtimit 2020 sipas qëllimit të përdorimit kategorizohet në dy grupe të mëdha: Grupi i parë është infrastrukturë publike si: objekte arsimore, infrastruktura urbane si ura, institucione shtetërore, apo objekte trashëgimi kulturore dhe historike. Grupi i dytë janë banesa individuale (pallat) dhe infrastruktura përkatëse, ku konstatohet që kategoria e dytë zë një peshë shumë më të lartë përkatësisht 71% të shpenzimeve të planifikuara, rreth 21 miliardë lekë ose 169 milion euro.
Në kosto përfshihen një sërë konponentësh pra hartimi dhe studimi I projektiti, mbikqyrja, riforcimi dhe rikostruktim dhe mobilim. ndërsa në rastet ku shkalla e dëmtimit është DS4 ose DS5 zbatohet plani I demolimit dhe evadimit të mbetjeve, më pas rindërtimi I banesës apo njësisë së përbashkët të banimit(pallat).
Një numër I konsiderueshëm familjesh ende nuk kanë marr dëmshpërblimet për shkallët e dëmtimit duke qëndruara në pritje tashmë prej 2 vitesh.
Nga ana tjetër Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit gjithashtu ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me planifikimin fillestar në buxhetin e këtij viti.
Sipas FMN-së, është i dukshëm mosrealizimi për rindërtimin pas tërmetit, që në shtator ishte vetëm 8 për qind e totalit vjetor të buxhetuar. Teksa edhe në buxhetin 2021 nuk është detajuar se si do të shpenzohen fondet e parashikuara për tërmetin (rreth 28 miliardë lekë), FMN ka kërkuar qartë që të ketë më shumë transparencë. FMN thekson se “fondet e rindërtimit pas tërmetit duhet të jenë subjekt i kontrolleve të përshtatshme të menaxhimit publik financiar (PFM), përfshirë planifikimin përmes proceseve buxhetore”.