Radhët e gjata të automjeteve vijojnë të mbeten ende në pritje në pikën kufitare në Morinë. Mësohet se policia kufitare e Kosovës po punon me procedurë të përshpejtuar, por numri i lartë i pushuesve që vijnë nga Kosova, ka bërë që mjetet të qëndrojnë për orë të tëra në pritje.
Nuk dihet saktësisht se sa kilometra është bërë radha e mjeteve në kufi, ndërkohë që deri më tani nuk janë raportuar incidente.
Mëngjesin e sotëm u raportua se pika kufitare në Morinë po përballej me një radhë të gjatë mjetesh. Edhe para dy ditësh në Morinë ka pasur radhë të gjatë automjetesh, por brenda pak orësh gjithçka i është kthyer normalitetit.