Rikthimi i rasteve me Covid-19 në territorin e qytetit të Pukës ka detyruar bashkinë e këtij qyteti të mbyll institucionet e edukimit parashkollor.“Për shkak të rikthimit të rasteve me ?COVID? në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopshtit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës”, thuhet në një njoftimin e bashkisë së këtij qyteti.Më tej theksohet se mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.Një ditë më parë rezultuan të prekur dy shtetas në këtë qytet.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)