20 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Rikandidimi i Doshit/ Prokuroria kërkesë për informacion ambasadës amerikane

by News Albania
31/03/2021
in Politikë
0
48
VIEWS
Share on Facebook

Rikandidimi i Doshit/ Prokuroria kërkesë për informacion ambasadës së SHBA-ve

Në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme i tha sot Zërit të Amerikës, se i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi i cili rikandidon edhe në zgjedhjet e 25 Prillit

Zoti Tom Doshi është në listën e 28 kandidatëve që Komisioni Qëndror i zgmjedhjeve i ka nisur për verifikim Prokurorisë së Përgjithshme. Pak ditë më parë kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi shpjegoi se “në rastin e zotit Doshi KQZ ka marrë shtysën nga të dhëna publike, që e nxitin t’i kërkojë prokurorisë informacione të tjera, veç atyre që ai ka dhënë në formularin e vetëdeklarimin, për të bërë vlerësim më të plotë mbi përputhshmërinë e kandidimit të tij për deputet. Por edhe në formularin e vetëdeklarimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ-në, për të kërkuar hetim të thelluar për kandidatin” – tha zoti Celibashi.

Në letrën drejtuar ambasadës amerikane, Prokuroria e Përgjithshme kërkon të dijë informacionet që kjo ambasadë disponon rreth zotit Doshi, nisur dhe nga fakti që Departamenti amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara zotit Doshi dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Ndërkaq, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje të përsëritura për të penguar rikandidimin e zotit Doshi.

Pas përgjigjes nga ambasada amerikane, Prokuroria shpjegon se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm, në varësi të informacionit që do të marrë. Ndërkohë ajo ka nisur veprimet për kandidatët e tjerë, duke kërkuar fillimisht informacion nga të gjitha institucionet vendase. Bëhet fjalë për 5 kandidatë nga Aleanca ABEKO, 2 nga Bindja Demokratike, 2 nga Lëvizja për Ndryshim, 1 nga Lëvizja e Re, 6 nga LSI, 2 nga Nisma Thurrje, 4 nga Partia Demokratike, 3 nga Partia Socialiste dhe 3 nga Partia Social-Demokrate./VOA

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Myslim Murrizi: Si e kaloi vetingun Gjyqtarja Irena Gjoka?!

20/01/2026

Ministrja që zgërhihet nëpër ekrane, ndërsa të sëmurët zhyten në terr

20/01/2026

Lajm i fundit: Vajza e Presidentit Trump Ivanka nesër vizitë në qytetin e Vlorës

20/01/2026

Skandali me ligjin që kërkon t’a fus në Parlament deputeti socialist i Fierit Ramion Kurti

20/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In