Gjendet në Dibër 15 vjeçarja nga Vlora, ishte larguar me të dashurin pasi familja nuk lejon lidhjen e tyre.
Është gjetur në Dibër 15 vjeçarja Fiona S. nga Vlora, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 31 gusht.
Ajo është gjetrur në familjen e një djali të moshës 18 vjeç, teksa ka thënë se ka ikur me dëshirë me djalin që dashuron, pasi familja e saj nuk e pranon lidhjen e tyre.
Policia po vijon hetimet në lidhje me këtë rast, ndërkohë që mësohet se familjarët ishin në dijeni të lidhjes së saj me djalin me të cilin u arratis.