Zoran Zaev dorëhiqet si kryeministër dhe kryetar i LSDM
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Dorëheqja e tij është nga detyra e kryeministrit si dhe nga posti i kryetarit të LSDM-së.
“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe pozita e kryetarit të LSDM-së”, deklaroi Zaev duke marrë përgjegjësinë për humbjen.
Vendim ka ardhur pasi rezultati paraprak i raundit të dytë i jep fitore VMRO-DPMNE.
Dorëheqja nuk u shoqërua me shpallje të zgjedhjeve të parakohshme dhe tashmë pritet të ketë negociata për të formuar një qeveri të re po në drejtimin e LSDM-së.
“Mendoj se nuk duhet të ketë zgjedhje të reja. Na presin dy vite të shkëlqyeshme për punë dhe suksese ekonomike. Do ndihmoj gjatë kësaj periudhe që të riorganizohet një Qeveri e re”, tha Zaev.