PERSHENDETJE Zotit Rama,
Duke patur parasysh pritjen madheshtore me rastin e vizites se Kryeministrit te Shqiperise ne Turqi mund te them keto gjera;
- Bravo zoti Rama per kete arritje te jashtezakonshme ne keto momente kyce per fatet e Shqiperise e te gjithe shqiptareve;
- Pershendesim krijimin e Keshillit per Bashkepunimin Strategjik midis Turqise dhe Shqiperise si nje garanaci per ruajtjen e pavaresise e te sovranitetit te Shqiperise ne nje kohe qe per shkaqe te ndryshme duket sikur faktori shqiptar ka pesuar nje goditje dhe ujqerit ballkanike kane shtuar uleritjet rreth nesh per te kafshuar kufinjte e vendit tone.
- Pershendesim dhe falenderojme miken tone te madhe Turqine dhe personalisht zotin Erdogan qe ne momentet me te veshtira na del ne krah.
Kjo gje jo vetem qe nuk cenon asnje marredhenie me asnje shtet, po perkundrazi, forcon shtetin shqiptar dhe pozitat e shqiptareve ne rajon qe besojme se e deshiron cdo shtet partner i Shqiperise.
Me kete rast edhe Shtepia botuese Fan Noli nxjerr ne qarkullim nje nga librat me te rendesishem e pikerisht librin Fjalimi i Madh (NUTUK) per njeren prej figurave me te medha te shtetit turk, krijuesit te shtetit modern turk–Mustafa Qemal Ataturk.














