REPORTAZH: NDJESITE EMOCIONALE QE TE NGJALL MADHESHTIA E ANKARASE
Nje perfaqesi e KSSH e perbere nga Drejtuesit e Federatave dhe disa Kordinator Qarqesh, e kryesuar nga Presidenti i KSSH, Kol Nikollaj dhe ZV/ Presidentjja e KSSH, ANISA Sybashi realizuan nje vizite pune ne Ankara dhe Stamboll me ftese te Presidentit te Konfederatave te Sindikatave Turke HAK-IS, Mahmut Arslan, nga data 16 gjer me 20 korrik 2024
Ora shenon 08.10 min. Pas rreth 3 ore fluturimi me nje nderprerje te shkurter ne Aeroportin e Stambolljt, ndodhemi mijra m lartesi ne qiellin e Ankarase. Panorama magjepesese qe shtrihej poshte “barkut” dhe “kraheve” te avionit, e pershkundi lodhjen dhe pergjumjen nga syte tane.
Veshtrimi yne u ngerthye dhe ngjesh ne dritaret e ketij “shpendi gjigand teknollogjik”. imazhet e para i ngjanin nje qylymi gjigand te dizenjuar. Me humbjen e lartesise pamjet filluan te qartesohen dhe para syve tane u shpalos Madheshtia e Ankarase. Kullat dhe qiellgervisheset, Parqet, struktura inxhinierike me nje arkitekture moderne. Edhe pse ishim ulur ne aeroport, imazhet magjepesese qe na ofroj Ankaraja nga “qielli, na mbanin ” peng” emocionalisht dhe me shume pasion filluam ti ndanim me njeri-tjetrin. Per nje cast, nje pershendetje dhe urim mrèseardhje ne shqip, na shkeputi nga nga emocionet. Ishte znj. Merita, nje shqipetare e turqizuar.Shoqeruesja dhe perkthyesja zyrtare gjate qendrimit tone ne Ankara. E dashur, e ngrohte, me nje dashamiresi dhe buzeqeshje qe i zbukuronte fytyren. Me syt plot shkelqim qe rrezellinin driten e miresise se shpirtit, nisi t’na flase e perkthej tere kenaqsi. Ja dhe Ahmedi! Egjiptyani i turqizuar, te cilin e quanin gjysmeshqipetar se kishte mare nusen nga Kosova. Me nje qetesi absolute, simbol i qetesise. I palodhur dhe i kudogjendeshem, fjale pak, teper korrekt dhe mjaft i edukuar. Per mua qe e kisha vizituar Ankarane para 4-5 vjetesh surpriza me e madhe ishte ritmi me te cilin rritet, frymon dhe zhvillohet Kryeqendra e Turqise. Nje befasi e vertete. Asgje, asnje shenje , asnje gjurme nga 5- vjecari i shkuar. Ne vend te ndertesave sporodike qe shtriheshin pergjate rruges qe lidhte aeroportin me hotelin, tashme ngrihen gradaciela dhe kulla ” marramendese”. Autostrada gjigande e shoqeruar me vepra te shumta arti, mbi dhe nenkalime moderrne, ura, nje infrastrukture inxhinierike perfekte me trotuare, kanalizime, ndricim, lulishte dhe parqe. Kjo eshte Ankaraja, gjithcka ne perfeksion. Me njerez punetor, mendje e duararte, me nje qeveri vizionare, lokomotive e zhvillimit dhe ndryshimit. Ne Seline e HAK-IS, te zotet e shtepise, drejtuesit dhe koleget tane te Konfederates se Sindikatave Turke po na prisnin. Pasi zume vendet dhe ne balle te tavolinave u ulen Presidenti i KSSH Kol Nikollaj dhe Z/ Presidentja e KSSH, Anisa Subashi, po qendronim ne pritje te organizatorit, Presidentit te HAK-IS, Mahmut Arslan. Pas pak minutash shfaqet Z. Mahmut, trup mesatar, serioz, miqesor, energjik dhe me nje fytyre pak te lexueshme. Ai shkoi tavoline me tavoline duke pershendetur dhe uruar te gjithe te pranishmit, per tu ndalur me pas ne takimin vllazeror me drejtuesit e KSSH. Ndjenjat e respektit dhe miqesise per vendin tone Ai i reflektonte ne gjithe qenien e Tij. Nuk ka rendesi leksiku, fjalet e perzgjedhura. Gjuha e zemres, e shpirtit, shpreh me bukur dhe nuk ka nevoje per perkthyes. Ai falenderoi Znj. Subashi , e cila me kurajo kishte mbrojtur ceshjen palestineze duke denuar dhunen e ushtruar ndaj tij, ne nje event sindikalist nderkombetar. Me pas, se Bashku me Presidentin e KSSH, Kol Nikollaj firmosen nje deklarate ku denohej dhuna, terrori, genocidi izrealit ndaj popullsise civile palestineze. Ndaj femijeve, grave e pleqeve, ndaj shkollave, spitaleve, institucioneve historike dhe kulturore. Ne mbremje, ne darken e mireseardhjes, fytyra e Tij “ditar i hapur” reflektonte miresi, miresi e vetem miresi . Dhe Ai shpalosi gjithe permasat gjigande te personalitetit te tij. Nje burre i madh dhe human. I forte dhe i dobet. I forte ne trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve, i dobet ne ndjeshmeri dhe butesi. Ne pam ate ” mikepritesin babaxhan”, por dhe sindikalistin strateg. Njeriun guximtar e kurajoz qe nuk futet ne guaske, por perballet me cilindo qe shkel parimet, normat dhe lirite, qofte ky kushdo dhe kudo. Ai kish shume humor, por qeshte pak. Dinte te fliste shume, por s’kishte kohe. Per shkak te angazhimimeve te shumta. E ndersa mbante te ” ndezur” muhabetin si zot shtepie, me batuta humori dhe kujtime mbreselenese, pas 3- oresh do te fluturonte disa mijra km jashte Turqise ne mbrojtje te te drejtave te nje grupi puntoresh te larguar nga puna. Ky ishte z.Mahmut Arslan, Presidenti i HAK-IS.
Ankaraja si pa kuptuar na kishte “zhytur” e ” mbytur” ne magjine e vete. Ajo eshte nje magnet i fuqishem, qe sa me shume ti “afrohesh”, aq me shume rritet fuqia terheqese . Ajo eshte nje thesar vlerash. Nje udhetim i kendeshem ne kohe, qe nga epoka e bronxit e gjer me sot. Aty do te gjesh gjurmet e anadollit, te romakeve, te sulltaneve, te ankarioteve te sotem. Ky udhetim eshte tapiceria madheshtore historike qe zbukuron kryeqendren e “Perandorise”se Turqise, se e tille ka mbetur.
Ne te gjitha objektet e vizituara, ne lagjen e vjeter, ne kala, ne qendrat tregtare, ne parqet, ne ndertesat monumentale, ne dyqanet e suvenireve, ne punishtet artizanale, ne cdo rruge, shesh e rrugice ne “prekem” madheshtine e ketij qyteti madheshtor. Antikja, e lashta, historikja dhe e sotmja rezonojne me te njejten force, duke e bere strehzen e anadollasve te lashte, bizanteve mesjetar, sulltaneve te mevoneshem dhe ankaraseve te sotem, nje qytet magjepeses, hijerend e modern.
Rruget dhe rrugicat e kalldremta te stilit romak, banesat e lagjes se vjeter, kalaja me ate rrezatim historik, stendat muzeale ku shkelqejne kulturat e shume popujve, fiseve, etnive, e shkrijne kohen dhe historine ne nje.
E pasi ke vizituar dhe je ngjitur ne ” bedenat” e kalase, pasi ke shijuar nje pjese te panorames magjike, shtepite e vjetra monumentale, blloqet e qiellgervisheseve, qendrat tregtare me arkitekture moderrne, oazin e gjelberuar, mbetesh pa fjale, i befasuar. Ballkonkalaja te ofron nje bukuri, nje imazh magjik te Ankarase. Te treja kohet, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ne te njejten gjatesi vale, flasin me te njejten gjuhe ” magjike”.
E pas gjithe kesaj ngarkese emocionale, duke zbritur shkallet e gurta, duke ecur ne rrugen e kalldremte, ta ka enda te rrufitesh, te shijosh aromen e kafes turke, ne nje nga lokalet e shumte qe ofrojne nje qetesi absolute dhe relaks. Madheshtine e Ankarase nuk e ” mban” dot” as letra , as fjalori, ndaj sado qe te shkruash perseri do te mbetesh ” borxhlli”. Por, te vizitosh Ankarane dhe te mos flasesh per Muzeun e Qemal Ataturk, do te ishte absurde, ndaj po e mbyll me “Parku i “Paqes” ku ngrihet ky muze. Muzeu i babait te Turqise moderrne. Strategut, reformatorit, mendjendriturit, burrit te shquar e human qe me njeren dore ne Kuran e tjetren ne Kushtetute hodhi dhe cimentoi themelet e Turqise moderrne. Morali, humanizmi, teresia e vlerave te trasheguara, lirite dhe te drejtat universale, ishin disa nga guret e cmuar qe Ataturku ” gdhendi” ne gjerdanin e vlerave te shtetit te ri Turk. Pasi ke pershkuar nje pjese rruge ne ” Parku i Paqes” ndalesh te nje shesh i sistemuar dhe lulezuar. Ngjit nje sere shkallesh me gjeresi dhjetra metra dhe shijon pamjen sa madheshtore aq dhe terheqese te muzeut te Ataturkut. 2 Ushtare , me te gjitha paimet ushtarake, gati te ngrire statuja. Ne fytyrat, ne syte e tyre duket sikur nuk leviz asnje nerv…, vec atij te permbushjes se detyres. Nje ndertese me arkitekture klasike dhe madheshtore. E veshur me pllaka nga nje gure i vecante. Gjithcka perfekte dhe harmonike. Parku ku eshte shtrire, infrastruktura, arkitektura, ambjentet e brendeshme, materiali i pasur, mauzeoli ,varri i Ataturkut. Gjithe materiali servires historik. Qe ne hyrje e gjate gjthe vizites te rrembejne emocione dhe ndjesi te fuqishme. Gjithe pavionet, stendat prezantuese, jane nje perfeksion. Ideimi dhe realizimi artistik i memories historike eshte magjik. Monitori ne hyrje, ku shfaqet me ze e figure Ataturku, duke ju drejtuar popullit te tij, te duket siku te ndjek gjate gjithe vizites. Kumbimi i tij te frymezon dhe mbush veshet. Nje realizim bashkekohor, qe do te reflektohej edhe ne pavionet e tjera. Nje udhetim ne kohe, pasi aq bindshem dhe real pasqyrohej jeta , veprimtaria, koha sa te dukej se cdo gje po ndodh tani, para syve te tu.
Statujat, ato improvizimet, armet, topat, fonia, zhurmat, levizjet, gjithcka, gjithcka te dukej si nje perjetim i castitit. Per nje moment harron se ku je dhe dritherohesh nga krismat e armeve. Ndihesh sikur je deshmitar ne nje llogore dhe po perjeton nje beteje te vertete.
Kjo eshte Ankaraja e vertete. Pertej modernes, madheshtores dhe magjepeses. Ku kohet rezonojne ne nje pike, ne te njejten gjatesi vale. Ku natyra, Zoti dhe vlerat njerezore jane ne harmoni dhe shkojne ne te njejtin kah.. Nje Ankara qe pulson dhe rritet me kohen ,… madje shpeshhere e shperfill dhe sfidon ate. Ankaraja, toka ” e thate” por qe dora e njeriut e ka shnderruar ne nje” Oaz te Gjelbert”. Fidan bredhash dhe pishash te kultivuar enkas, drure dhe shkurre te importuara nga jashte Turqise. Sot ankaraja ka rreth 432000000000m2 gjelberim ose 43200 ha gjelberim. Nje raport perfekt mes betonit dhe gjelberimit, 72 m2, per person