20 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Reportazh nga Besim Dybeli: Deti larg, lumi pranë, mali afër!..

by News Albania
September 9, 2020
in Kronikë
0
32
VIEWS
Share on Facebook

Reportazh

Elbasani: – Deti larg, lumi pranë, mali afër…

Qëkurse ky qytet u pagëzua me emrin “Elbasan”, ishte dhe mbeti në mes hapësirës gjeografike, joshur nga shumëkush…
Këtu; mot pas moti , Elbasanit do t’i falte Perëndia, që e krijoi dhe natyra, që e mikloi , gjithë të mirat e kësaj Bote . Vendasit e hershëm krijuan qytetin në mes të fushës me të njëjtën emër, rrethuar me kodra me ullinj, falë kushteve klimateriko-toksore, që rrit të gjitha llojet e agrumeve dhe pemëve. Bashkëudhëtar me këtë komunitet , herë i mirë e herë i keq , lumi i Shkumbinit. Shtrati i tij, përgjatë qytetit përcjell ujin paqësisht si vetë vendasit, që çmojnë paqën dhe tolerancën. Mbi “ krye “, Gjinari piktoresk nën majën kësulëbardhë të Bukanikut që nuk i shkrin dëbora as në korrik . I vendosur në fushë, me lumin pranë, përballë maleve të Shpatit turistik, Elbasani, shpeshherë i shtrin ’këmbët “ drejt detit, jo më tepër se 60 kilometra larg . Dikush tjetër, edhe mund ta kish patur zili . Kjo, ngaqë ky qytet shijon klimën që e karakterizon në vetvete . Shijon freskinë alpine të maleve të Bukanikut, që nuk janë më tepër se 25 kilometra larg . Shijon pamjet fantastike dhe resurset natyrore të luginës së Shkumbinit. Shijon po ashtu kaltërsinë e liqenit të Ohrit e bukurinë e fjetur të liqenjëve të Belshit. Shijon për çdo vit bukurinë e detit, që relativisht mbetet afër . E thënë më shkurt, Elbasani mbetet i privilegjuar, përderisa i kanë rënë për “hise “, lumi, mali,liqeni dhe deti … Të trija këto mirësi, banorët e kësaj treve përpiqen t’i shfrytëzojnë më tepër në periudhën e verës. Kjo e fundit shtrihet gjer nga fundi i shtatorit…Secili, sipas mundësive dhe dëshirave, preferon të pushojë pranë lumit, lart në Gjinarin turistik, Pogradec, pse jo edhe në bregdetin e Adriatikut. Kështu është bërë mot pas moti, ose siç shprehen vendasit “ den baba den “. Sot , gjithçka është ndryshe. Jetohet ndryshe . Koha e lirë apo stina e verës kalohet ndryshe.

Bukë e djathë e për “ shtatë palë qejfe “ në Shkumbin

Ka plot, që nuk preferojnë lokalet. U shijojnë më tepër gatimet familjare. Turizmi elbasanas nis nga brigjet e lumit të Shkumbinit. Aty, ku ky lum zbut rrjedhën për të krijuar oaze rëre e pemësh të shumta. Në brigje nisin vendpushimet për shumicën e më të thjeshtëve qytetarë, pse ka pak shpenzime. Ndërsa dielli e uji është njëlloj për të gjithë. Plazhet lumor zbresin gradualisht tek shkëmbinjtë e Mirakës. Vazhdojnë përgjatë qytetit, për tu “mbyllur “ në afërsi të Peqinit . Mbetet një vijë lumore turistike mbi 50 kilometra, ku gjatë verës mund të kalojnë pushime ditore mbi 50 mijë pushues. Është shtresa e “ proletariatit “ ajo, që frekuenton më së shumti bukurinë e luginës. Dita e “bekuar “ për këta pushues mbetet e diela . Shumica i largohet streseve të jetës dhe pluhurit të qytetit. Të gjithë u gëzohen gatesave të zonjave të shtëpisë. Në lokalet anës lumit, vetëm sa mund të marrin ndonjë birrë për gratë e limonata për fëmijët. Burrat nuk e ndajnë faqoren e rakisë nga brezi. Këtu buron dhe kënga…
Shfrytëzojnë atë hapësirë të vogël rërë buzë lumit. Kridhen në pellgjet e qeta ujore e pushojnë nën hijen e rrapave. Sidoqoftë, pushuesit e Shkumbinit mbeten të kënaqur me çfar marrin nga shtëpia. Kaq u mban xhepi. Kaq e kanë mundësinë . Një ditë e tillë për ta mbyllet plot mbresa dhe kënaqësi . Ndoshta kështu krijojnë imazhin e rerës dhe ujit të kripur me atë të rërës së zhavorizuar dhe ujit të ëmbël të Shkumbnit. Jo jashtë preferencave mbetet edhe Gjinari turistik. Zakonisht në këtë fundit gëlojnë pushuesit ditor.

Në mes Pogradecit dhe Durrësit

Elbasani mes dy prirjeve për të pushuar. Pogradeci nga Lindja dhe Durrësi nga Perëndimi . Ka nga ata që preferojnë liqenin e Lasgushit . Ca të tjerë bregdetin e Adriatikut . Kujt ia “ ha kërraba “, edhe në Pogradec, edhe në Durrës . Në mes dy preferencave nuk mund të gjeshë vijë ndarëse. Nëse numëri i pushuesve mbetet më i madh në bregdet, numuri i miqësive të lidhura, mbetet në Pogradec . Tëk ky i fundit , shumë prej elbasanasve, nuk kanë nevojë të pronotojnë dhoma . Mjafton një telefonatë nëpërmjet të njohurve dhe periudha e pushimeve është e siguruar.
Pogradecarët dhe elbasanasit, sa kohë që qëndrojnë me njëri – tjetrin në verë, kanë gjetur respektin , kanë gjetur miqësitë recipoke. Në Pogradec muajt më të shfrytëzuar mbeten korriku dhe gushti. Në Durrës ndryshon puna , pse nuk ndryshon të nxehtit. Shtimi i mjeteve kanë bërë bregdetin tranzit. Të shumtit llogarisin koston e një dhome në plazhin e Durrësit në krahasim me koston e karburantit. Kështuqë, vajtja dhe kthimi me makinat e tyre, mbetet më rentabël e kënaqsia po ajo . Elbasani i mban si dy “vëllezër “ binjakë, Pogradecin dhe Durrësin . Infrastruktura i oforon atë më shumë me secilin, ku për rrjedhojë , pushuesit mund të trefishohen me atë ç’ka numërohen gjer tani. Ky qytet ka fatin të zgjedhë

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Parashikimi i motit, 20 mars 2023

Parashikimi i motit, 20 mars 2023

March 20, 2023
Horoskopi, 20 mars 2023

Horoskopi, 20 mars 2023

March 20, 2023
Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

Protestuesit francezë “djegin” Parisin/ Kundërshtojnë rritjen e moshës së pensionit

March 19, 2023
Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

Lajm i fundit: Një efektiv policie humb jetën në aksident në segmentin rrugor Fier-Patos

March 19, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In