16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home ShowBiz

Reperi DMX ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

by News Albania
09/04/2021
in ShowBiz
0
Reperi DMX ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare
91
VIEWS
Share on Facebook

Reperi DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare, pas disa ditësh në gjendje kritike.

“Jemi shumë të trishtuar që na duhet të njoftojmë se i dashuri ynë, DMX, ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në spitalin White Plains me familjen në krah pasi ndodhej në gjendje të vështirë për jetën në ditët e fundit,” lexohet në deklaratën e familjes (via CNN).

DMX u shtrua në spital ditë më parë në gjendje kritike për jetën pas një ataku në zemër. Familja konfirmoi se ai ndodhej në koma, ndërsa ish-menaxherja e tij, Nakia Walker, tha për Buzzfeed se ndodhej në “gjendje vegjetative” (pa reagim) dhe me “dështim të mushkërive dhe trurit”. Avokati i tij, Murray Richman, u shpreh se reperi u shtrua në spital si pasojë e një arresti kardiak dhe nuk konfirmoi pretendimet se shkaku ishte një mbidozë substancash.

DMX (Dark Man X), një nga reperët më të suksesshëm në fund të viteve 1990, luftoi me abuzimin e substancave. Në 2019, ai anuloi një seri shfaqjesh për t’u rehabilituar. Asokohe tha se “duhet të vinte familjen dhe maturinë në vend të parë”. Arritjet muzikore shpesh qëndronin në hije për shkak të abuzimit me substancat dhe problemeve me ligjin. Ai u shpall fajtor për mashtrim tatimor në vitin 2017 dhe u dënua me një vit burg.

Reperi debutoi në muzikë përmes albumit “It’s Dark and Hell is Hot” që u rendit në No1 në Billboard200. Ai publikoi edhe katër albume të tjerë që u renditën mirë në klasifikime, si “… And Then There was X”, “Flesh of My Flesh, Blood of My Blood”, “The Great Depression” dhe “Grand Champ”.

Në YouTube qarkullon një video ku duket DMX teksa kërcen valle shqiptare. Në vitin 2013, ai mbajti një koncert në Prishtinë, që mund të shpjegojë edhe praninë e tij në video.

DMX, Tashera Simmons dhe fëmijët.

DMX ishte baba i pesëmbëdhjetë fëmijëve. Ai u martua me shoqen e fëmijërisë Tashera Simmons në vitin 1999, qëndruan të martuar për 11 vjet dhe patën katër fëmijë së bashku (Xavier, Tacoma, Praise Mary Ella dhe Sean). Fëmija i pesëmbëdhjetë, Exodus Simmons, erdhi në jetë nga marrëdhënia me të dashurën Desiree Lindstrom, më 16 gusht 2016.

DMX pati lidhje të shumta jashtëmartesore gjatë martesës me Simmons, disa prej të cilave, 9 gra në total, sollën në jetë fëmijët.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In