31 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Rënia e industrisë së qumështit, tregu po zëvendësohet nga importet

by News Albania
March 6, 2023
in Ekonomi
0
Rënia e industrisë së qumështit, tregu po zëvendësohet nga importet
32
VIEWS
Share on Facebook

Në vendin tonë, sasia e qumështit të prodhuar nuk po e plotëson kërkesën e fabrikave përpunuese për prodhim, të produkteve të bulmetit. Kërkesa e lartë për shkak të mungesës së stokut të operatorëve dhe ofertës së ulët, ka shtuar presionin për rritje të çmimit të qumështit të freskët të prodhuar nga fermerët.

Operatorët pohojnë se me nisjen e sezonit të pranverës, qumështi i deles po shitet nga blegtorët me çmim mbi 160 lekë për litër, duke arritur deri në nivelin e 190 lekë për litër. Shqetësuese për sektorin është edhe marrja e lartë e sasive të qumështit nga baxhot informale.

Mosplotësimi i kërkesës nga prodhimi vendas, ka detyruar kompanitë të importojnë qumështin. Për muajt janar shkurt 2023 importet u rritën 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,  sipas të dhënave të Doganave. Tendenca rritëse e importeve nisi që në vitin 2022. Totali i importeve të 2022 u rrit rreth 2% më shumë se 2021.

Kompanitë përpunuese ngrenë shqetësimin e shtrenjtimit të qumështit të deles, por edhe të lopës në nivele shumë herë më të larta se shtetet e tjera. Aktualisht sipas të dhënave të kompanive, çmimi i qumështit të lopës për shtet si Itali, Francë dhe Gjermani është ulur nga 68 cent për litër në 58 cent për litër (58,6 lekë për litër), ndërsa çmimi mesatar i shitjes së qumështit të lopës nga fermeri vendas është 75 lekë për litër.

“Kërkesa për qumësht është e lartë, pasi të gjithë përpunuesit janë bosh, nuk kanë stok të magazinuar. Kjo ka sjellë që qumështi i deles të shitet mbi nivelin e 160 lekë për litër pa TVSh , duke arritur edhe deri në 190 lekë për litër pa TVSH. Stabilizimi i prodhimit të qumështit të lopës shfaqet i ngadaltë, por vijon presioni për rritje të çmimit, kur në shumë shtete çmimi është ulur. Kjo situatë na detyron të dalim në import. Jo sepse jashtë çmimi i qumështit është më i lirë, pasi tarifat e lartë të transportit e shtrenjtojnë shumë çmimin, por nuk ka prodhim vendi”, pohoi për Monitor një nga kompanitë përpunuese.

Për muajt janar-shkurt 46% të importeve të qumështit kryesohen nga Italia, 30% nga Serbia, 10% nga Kosova dhe pjesa e mbetur nga shtete të tjera. Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit pohon se aktualisht nuk ka rënie prodhimi, sepse çmimi është shumë i favorshëm për blegtorët, por sasia e prodhuar ende nuk plotëson kërkesën që ka sektori përpunimit.

Shqetësuese mbetet edhe informaliteti i lartë i sektorit. Një nga kompanitë nënvizoi se pranë fabrikës përpunuese në lumin e Vlorës numërohen rreth 25 baxho që operojnë në informalitet, pra që nuk paguajnë TVSH dhe të tjera detyrime, duke i konkurruar në mënyrë të padrejtë. “25 subjektet marrin mesatarisht nga 10 kv qumësht në ditë. Ka edhe nga ato baxho që përpunojnë edhe 30 kv qumësht në ditë. Në total llogariten 250 kv qumësht në ditë që shkon te përpunuesit informal. Fabrikës sonë i mbeten vetëm 10 kv qumësht në ditë. Kjo po dëmton përpunuesit e rregullt, madje duke rrezikuar daljen e tyre nga tregu”.

Për formalizimin e tregut dhe rritjen e prodhimit vendas kompanitë rekomandojnë si zgjidhje vetëm ndryshimin e skemës së subvencionimit të qumështit, duke zbatuar subvencionim për litër që fermeri të detyrohet të lëshojë/kërkojë faturë dhe të gjithë do të formalizohen. Ndërkohë skema kombëtare e bujqësisë për vitin 2023 do të vijojë të mbështesë fermat me subvencione për krerë, jo për sasinë e qumështit të prodhuar, një kërkese e vazhdueshme e industrisë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

March 31, 2023
Parashikimi i motit, 31 mars 2023

Parashikimi i motit, 31 mars 2023

March 31, 2023
Horoskopi, 31 mars 2023

Horoskopi, 31 mars 2023

March 31, 2023
Ja pse u plagos me armë 60-vjeçarja në Lushnje/ Autor vëllai i saj…

Ja pse u plagos me armë 60-vjeçarja në Lushnje/ Autor vëllai i saj…

March 30, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In