Rëndohet bilanci i vrasjeve, 3 viktima në 24 orë/ Ekzekutohet nga miku i tij një 45 vjeçar në Peqin, pronar i një televizioni kabllor
Shqipëria është tronditur nga një tjetër vrasje mëngjesin e sotëm, në qytetin e Peqinit, duke shënuar viktimën e tretë brenda 24 orëve.
45-vjeçari Ylber Xhahysa mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të ish-mikun e tij Leonard Bashaliu, që ka degjeneruar deri në përdorim të armëve. Mësohet se i ndjeri ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.
Mëngjesin e kësaj të marte 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj, dhe aty ka nisur konflikti verbal mes tyre. Fillimisht 45-vjeçari i plagosur është dërguar nga të afërmit në spital, por nuk ka mundur tiu mbijetojë plagëve. Burime bëjnë me dije se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishur mjetin autorin, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet.
Mësohet se Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.
Ditën e djeshme, një krim i dyfishtë u regjistrua në një familje në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Qemal Bici, 56-vjeç, masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, Menturie Bici, 53-vjeçe, dhe më pas u vetëvarur në një pemë pranë banesës, duke i dhënë fund edhe jetës së tij
Trupat e pajetë të Menturie dhe Qemal Bici janë gjetur më pas nga fëmijët e tyre. Njëra nga pistat e krimit të dyfishtë, ku po vijojnë hetimet, janë është për motive xhelozie.