21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Renato Kumrija: Flamur Noka më fshiu emrin nga lista e kandidatëve për deputet, por unë ju ftoj që më 11 maj të votoni Sali Berishën

by News Albania
16/03/2025
in Kryesore, Lajme, Politikë
0
Renato Kumrija: Flamur Noka më fshiu emrin nga lista e kandidatëve për deputet, por unë ju ftoj që më 11 maj të votoni Sali Berishën
701
VIEWS
Share on Facebook

Ditën e sotme, Anëtari i Kryesisë së Elbasanit të PD-së, Renato Kumrija, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, ka shprehur pakënaqësi sa i përket listës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sipas tij, ai ka pasur një mbështetje të gjërë nga Primaret, por është thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, duke mos i dhënë asnjë arsye konkrete, që ai s`do jetë në listën e kandidatëve për deputet i Partisë Demokratike.

Më tej Kumrija sqaron se; pavarësisht se e ka kundërshtuar me forcë qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Gjithashtu, Renato Kumrija, fton të gjithë qytetarët të bëhen të gjithë bashkë, për të mbështetur me votë më 11 maj liderin demokrat Sali Berisha.

Reagimi i plotë nga Renato Kumrija:

“Te dashur anetare te partise Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkepunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partise Demokratike.

Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Pergjithshem PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe une nuk do te jem ne liste si kandidat per deputet. Arsyeja eshte e thjeshte, pasi duhet t’ia lene vendin dikujt tjeter, ndersa kane lene ne liste kandidate me shume me pak mbeshtetje nga Primaret. Edhe pse e kundershtova me force qendrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerezor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua te falenderoj gjithesecilin nga ju, te cilet me mundesuat qe une isha një ndër te rinjte më te votuar ne qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje,

në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si nje ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si perfaqesues i PD-se.

Per fat te keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Une isha dhe jam nje si ju, bir i nje familjeje te thjeshte shqiptare, qe besova se ku me mire sesa nje njeri i “popullit” njihte me mire nevojat e shtreses sone.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmeroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqte e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo!

A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit per t’u regjistruar nga KQZ, kete e di vetem Flamur Noka dhe koha qe jam i bindur se do me jape te drejte mua dhe krejt Elbasanit, per të cilen ai ka hedhur poshtë Demokracine për votën e lirë ndaj nje fryme te re dhe nje te riu qe pat mbeshtetjen me te sinqerte nga familjet e Elbasanit.

Eshtë për te ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbeshtetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kerkojnë Humbjen ne zgjedhje.

Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, Kerkoj nga ana e juaj qe te mbeshtesni Partine Demokratike dhe Prof.Dr. Sali Berishen, sepse une do jem pjese saj gjithmon, eshte apo nuk eshte ai (Flamuri) pjese e saj.

Mirenjohje te thelle per ju, pasi ju me bete te jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracise dhe detyrimi im eshte te jem zeri juaj kudo dhe gjithnje, pavaresisht se Flamuri nuk eshte dakord!

Respekte dhe faleminderit nga zemra!”, shkruan Kumrija.

 

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In