Për herë të parë, regjistrimet për klasat e para në shkollat publike, do të bëhen online në faqen e-Albania. Aplikimet kanë nisur më 15 qershor dhe do të përfundojnë deri në 30 qershor. nga data 15 deri në 30 qershor.
Për këtë, duhet që prindërit ose kujdestarët ligjorë të jenë të regjistruar në portalin e shërbimeve elektronike, si dhe të aplikojnë në kategorinë “Regjistrim në klasë të parë”.
Emri i shkollës, në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga bashkia përkatëse, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, ku prindërit synonin të regjistronin fëmijët në shkollat që sipas tyre ishin më të mirat (via Euronews).
Në momentin që aplikimi përfundon, kërkesa do shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës dhe përgjigja (pranim ose refuzim) do të vijë gjithashtu online.