9 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Redaksionale: Rama me qeveri politike në zgjedhje!..

by News Albania
29/12/2020
in Opinion
0
50
VIEWS
Share on Facebook

Rama me qeveri politike në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama sot ka njoftuar dy ndryshimet e fundit në qeveri, pra plotësimin e ministrisë së Jashtme, zyrtarisht me një minister, pasi detyrën e ushtronte Gent Cakaj, i padekretuar nga presidenti Ilir Meta si dhe suprizën e dytë, e cila ishte rikthimi i Niko Peleshit në qeveri.

Në fakt, qeveria e Ramës në prag të këtyre zgjedhjeve duket më politike se kurrë më parë nga Edi Rama. Ndoshta që nga hapat e para të tij në qeveri në vitin 2013, kryeministri nuk e kishte qeverinë e tij me kaq shumë përfaqësi politike, po të kemi parasysh të deleguarit e qarqeve të cilët do të jenë edhe shtylla kryesore e fushatës elektorale që tashmë ka filluar.

Kryeministri Rama ka vendosur zëvendës së tij, Erion Braçen i cili është një nga drejtuesit kryesorë të qarkut të Fierit së bashku me Gramoz Ruçin, kreun e Kuvendit. Aktualisht detyrën e ministres së Punëve të Jashtme e ka marrë Olta Xhaçka, ish ministrja e Mbrojtjes e cila do të mbulojë qarkun e Dibrës.

Një emër i ri në ministrinë e Mbrojtjes është Niko Peleshi i cili drejton qarkun e Korçës por bashkëngjitur ka ministrin e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, i cili është Eduart Shalsi.

Blendi Çuçi pak ditë më parë është bërë ministër i Brendshëm, ky i fundit drejton qarkun e Gjirokastrës. Pa harruar këtu lëvizjen e pak javëve më parë, të Evis Kushit, një personazh politik i fortë e cila së bashku me Taulant Ballën i cili është edhe kreu i grupit Parlamanetar të PS, do të drejtojnë qarkun e Elbasanit.

Një grup ministrash si Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj drejtojnë Tiranën. Arben Ahmetaj duket se do të jetë njeriu që do të mbulojë Kavajën, pra do të jetë në Tiranë së bashku me Ogerta Manastirliun e cila mbulon njësinë numër 9. Nga ana tjetër po të vazhdojmë të shikojmë më tej kabinetin qeveritar, Blendi Klosi drejton qarkun e Beratit.

Po të shikojmë dy apo tre pika të tjera të lëna disi më zbuluar, ndoshta është Shkodra me Ilir Beqajn i cila ka qenë ministër apo vetë Vlora ku kryeministri ja ka besuar drejtimin e fushatës Damian Gjiknurit, ish ministër dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Pra, të gjitha emrat e përfshirë në kabinetin qeveritar gjatë lëvizjeve të fundit të bëra në kryeministri kanë si qëllim një konfigurim politik të qeverisë dhe një peshë sa më të madhe për drejtuesit që do të kenë në dorë fushatën në qarqe.

I gjithë kabineti qeveritar ku përfshihen 16 persona së bashku me kryeministrin duken qartazi se është politik dhe personat e përfshirë në qeveri janë shtyllat kryesore të fushatës. Gjithçka duket e qartë dhe me e kthjellët dhe e gjithë qeveria duket se është një strukturë e fortë politke e ndarë nëpër qarqe për “të luftuar” si një ekip për të siguruar mandatin e tretë për Edi Ramën.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania