• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
Sunday, May 22, 2022
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Redaksionale/ Kur lajthit Policia e Shtetit!

by News Albania
January 22, 2022
in Aktualitet
0
Redaksionale/ Kur lajthit Policia e Shtetit!
37
VIEWS
Share on Facebook

Kur lajthit Policia e Shtetit!

Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: “Finalizohet operacioni policor i koduar “KRIPTOFARM”, i zhvilluar nga Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Evidentohen dy laboratorë për prodhimin e kriptovalutës. Sekuestrohen qindra pajisje që shërbenin për prodhimin e kriptovalutës, të cilat ishin në gjendje pune në dy struktura. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.”

Njoftim që mediat e marrin dhe thonë bravo policia, bravo thonë edhe qytetarët që marrin lajmin nga portalet me shpejtësi apo me vonë në edicionet informative televizive. Deri këtu gjithçka duket një sukses i madh i uniformave blu që paskan bërë namin e kanë zbuluar një krim të madh kibernetik.

Në njoftim thuhet janë kryer hetime të shpejta në lidhje me verifikimin e një aktiviteti kriminal në fushën e prodhimit të kriptovalutave si dhe ndjekjen penale të disa shtetasve për veprat penale të “Mashtrimit Kompjuterik”, “Ushtrimi pa liçencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale” .

Policia i fut disa nene kur thotë verifikim, pra nuk ka siguri të plotë se ka kapur në flagrancë një person apo ka zhbuluar një krim. Edhe verifikim edhe krim, pra ende pa hetuar duke verifikuar i futim një njoftim për mediat sikur është bërë nami.

Por dardha e ka bishtin mbrapa.

Më tej e gjithë historia bëhet edhe më qesharake.

“Nga hetimet e kryera nga “Njësia C – për Hetimin e krimeve kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e dy strukturave për prodhimin e kriptovalutave të cilat krijohen me anë të futjes dhe ndryshimit të të dhënave kompjuterike në pajisje elektronike duke krijuar përfitime monetare si dhe shmangien e procedurave ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit por dhe funksionimin e rregullt të këtij aktiviteti përsa i përket të ardhurave duke shfrytëzuar, keqinterpretuar dhe keqpërdorur hapësirat ligjore”,

Një gënjeshtër e madhe sepse strukturat janë regjistruar sipas ligjeve të shtetit shqiptar në QKB dhe pranë çdo autoriteti tjetër duke paguar taksat rregullisht.

Kriptomonedhat pas krijimit rregjistrohen në momentin e transaksioneve ato taksohen pas kalimit të shumave në bankë.

Në rast se pseudo ekspertët nuk e kuptojnë procedurën, duhet që policia të largojë injorantët dhe militantët, duke thirrur profesionistë të fushës, jo kriça.

Për ta justifikuar “bombën” që ju plasi në dorë dhe shpërdorimin e pastër të detyrës për të mos thënë më tej një gjobë kriminale ndaj biznesit, në njoftim thuhet se “Nga verifikimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas megjithëse nuk kanë marrë një përgjigjie pozitive nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për krijimin e këtij aktiviteti kanë zhvilluar aktivitetin e tyre i cili bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’ duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj”.

Çfarë përgjigje?

AMF i ka thënë zyrtarisht policisë se ky aktivitet është legal dhe nuk ka kompetencë ligjore për liçensim nga AMF.

Po ashtu asnjë aspekt i veprimtarisë së këtyre shtetasve nuk është i qartë përsa i përket aseteve të kompanisë, zhvillimit të aktivitetit, deklarimit të fitimit, futjes së të dhënave kompjuterike me qëllim përfitimin monetar etj.

Së pari, AMF nuk ka çfarë përgjigjë të japë, kur një subjekt rregjistrohet në QKB, qartazi ai ska nevojë për liçensë specifike të kërkuar.

Nuk ka asnjë ligj në Shqipëri që ndalon kriptomonedhat legale apo që të detyron për liçensë të veçantë.

Sërish policia dhe strukturat e përfshira rreken që të justifikojnë zhurmen mediatike dhe nga një grup “kriminal”, na doli tek disa njerëz që skanë pritur përgjigjen për liçensë, kur ligji nuk thotë që duhet liçensë.

Më tej bëhen edhe më qesharakë kur thonë se “Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.”.

Policia bëhet edhe më banale pasi të gjitha paisjet janë futur në doganë, janë paguar taksat nga subjekti dhe nuk ka asgjë për t’u fshehur.

Për herë të parë policia shkon të kapë “hajdutin” dhe del “hajduti vetë”, sepse përballet me një rast ku priste të gjente vjedhje energjie por gjeti kontratë me OSHE dhe energji të paguar miliona lekë, priste evazion fiskal gjeti fatura dhe taksa të paguara, priste fshehje të ardhurash i gjeti të gjitha paratë në bankë, pristë paisje kondrabandë i gjeti të gjitha me fatura zhdoganimi, priste subjekt pa liçensë e gjeti të rregjistruar ne QKB, me administrator dhe krejtësisht legal.

Ky është rasti kur lajthit Policia e Shtetit.

Ky është rasti kur jo vetëm uniformat blu por edhe disa struktura të tjera shtetërore duke ndjekur nga pas policinë, të paqartë, kaotikë, të paaftë përfshihen në një shpërdorim të pastër detyre.

Ky është rasti kur “mbarset mali e pjell një mi” nga bodrumet e policisë….

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

Nga Ilir Demalia: Rudinë, Azem Hajdari nuk u vra për Partinë dhe Demokracinë, babain t’a vrau trafiku i armëve me Kosovën

April 23, 2022

Nga Arjola Kondakçiu: Aty ku buron arti me dashuri, dhurohen buzëqeshje

1

Nga Vladimir Muçaj: Një socialist i “thekur”, por i lënë mënjanë nga PS-ja Gjirokastër

1

“Diku ku dielli nuk perëndon”, një roman i studentes Enxhi Drapi, që duhet lexuar!

1

Nga Gona Hajdaraj: Mos u shtir, fokuso jetën tënde!.

1
Tiranë: I droguar në timon arrestohet efektivi i policisë

Tiranë: I droguar në timon arrestohet efektivi i policisë

May 22, 2022
Deputeti Petro Koçi, falenderim publik për një zyrtar të përgjegjshëm

Deputeti Petro Koçi, falenderim publik për një zyrtar të përgjegjshëm

May 22, 2022
Petro Koçi: Jemi në proces përzgjedhës, kryetari i ri i Partisë duhet të jetë krenari e anëtarësisë

Petro Koçi: Jemi në proces përzgjedhës, kryetari i ri i Partisë duhet të jetë krenari e anëtarësisë

May 22, 2022
Tregim i frikshëm i Luana Vjollcës/ Kanë tentuar të më përdhunojnë në rrugë

Tregim i frikshëm i Luana Vjollcës/ Kanë tentuar të më përdhunojnë në rrugë

May 22, 2022
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2021 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2021 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In