DY FJALË PËR IMPIANTIN E TRAJTIMIT TË MBETJEVE URBANE NË ELBASAN
Duke marrë shkas nga disa debate të forta në lidhje me funksionimin e Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Bashkinë e Elbasanit, newsalbania.al mblodhi disa informacione të besueshme. Prej Shkurtit të vitit 2016, kur ka nisur operimin e deri më sot ai funksionon normalisht çdo ditë.
Qysh prej asaj dite, Bashkia e Elbasanit depoziton mbetjet urbane në këtë incenerator pa pagesë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek Energy.
Nga shkurti i 2016, impianti ka funksionuar normalisht dhe prej incenerimit të mbetjeve është prodhuar energji, e cila perdoret per nevojat e brendshme te tij ndërsa teprica hidhet në rrjet.
Në bazë të kontratës shoqëria Albtek Energy, menaxhon impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane deri në datë 16.12.2021, më pas do të merret në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit.
Pra, jemi më shumë se një vit para nga marrja në dorëzim e objektit. Në qershor të vitit 2021 (6 muaj para) Bashkia e Elbasanit do të nisë procedurat për marrjen në dorëzim të tij.
Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane ka një kapacitet ditor të përpunimit të mbetjeve 120 ton.
Aktualisht në të depozitohen jo më shumë se 80 ton në ditë. Për këtë arsye, por edhe për të zgjidhur problemin e ndotjes në qark, bashki të tjera kanë nënshkruar kontratë dhe depozitojnë mbetjet e tyre në këtë incenerator.
Bashkia e Cerrikut, Belshit dhe Librazhdit tashmë depozitojnë mbetjet e tyre në impiantin e Elbasanit.
Impianti i Trajtimit të Mbetjeve ishte investimi i parë modern në Shqipëri, dhe një premtim i mbajtur i Kryeministrit RAMA per qytetin e Elbasanit duke shpetuar banoret nga nje problem jetik 30-vjeçar qe po merrte formen e nje katastrofe mjedisore.
Përmes Inspektoriatit të Mjedisit kryen inspektime të shpeshta në këtë incenerator për të parë mirëfunksionimin e tij. Shoqëria që e administron ka një monitorim 24/24 nga kompania prestigjoze Siemens, të dokumentuar për emetimet mjedisore, por gjithashtu kontrollohet nga institucionet përkatëse. Në rubrikat në vijim newsalbania.al do jap një pasqyrim të plotë dhe për problematikën e impiantit në Fier.