Ç’ti bëjmë Tik-Tokut, pa kriminelët na marrin të keqen
Ti mund të lirosh një kriminel nga burgu duke përfituar nga forca që të jep ligji, por askush nuk të bën dot gjë. Mund ti falësh lirinë një vrasësi të dënuar me burgim të përjetshëm dhe jo vetëm që nuk të pyet kush se pse e bëre, por të japin edhe post, të vënë edhe ne krye te gjykatës. Ama, nëse bën atë që di të bësh me mirë, pjeshkën e rrjeteve sociale, të tundesh e shkundesh në rrjetin më në modë të momentit, Tik-Tok, aaa nuk të falim. Po qe puna për “moral”, të marrim gjak në vetull ne. Të degjenerojmë. Të demaskojmë. Të hetojmë pasurinë. Të gjitha ti bëjmë ne. Për moral, posi!
Vend qesharak!
Degradim total! Rënie e lirë në humnerë..
Si tha Ministrja e Drejtësisë sot për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit? “Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal”.
Po moj zonjë, po! Por a u hetua kjo kukulla Barbi e Elbasanit? A thua pyeti njeri për këtë punën e lirimit të Viktor Ymerit? A i shkoi mbrapa njeri kësaj pune?
Jo që jo!
KLGJ vepron, por i duhet “kazus i madh” që të vihet në punë. Ja psh i duhen ca video Tik-Tok-u, ca dredhje e spërdredhje në zyrën e shtetit për të lëshuar urdhër hetimi.
Pa për kriminelë që lirohen e bredhin rrugëve? Ehuuu sa ka parë ky milet kështu.
Morali, atë mos e lini të preket, pa kriminelët, ehu, atë punë kanë. Të vrasin, të burgosen e pastaj të dalin ca Enkelejda Kapedani & Co që ti kthejnë prap në lagje.
Ti hetohet pasuria, tha Etilda. Ç’e deshe aman! Po Enkelejda punën ka bërë. Atë që di të bëjë më mirë. Lodron, fryn buzët me silikon, kërcen, hidhet e përdridhet. Pse çfarë kujtuat ju! Nuk e dinit ju!
Moralin shikoni ju, pa kriminelët na marrin të keqen!