Kreu i SPAK, Arben Kraja ishte ditën e sotme në Kuvend, ku raportoi për punën e këtij institucioni përgjatë vitit 2020.
Ai është pyetur nga deputeti Ralf Gjoni edhe mbi shpalljen “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrin Berisha, ku ka theksuar se sapo SPAK të ketë një material do të fillojnë hetimet ndaj tij.
Gjoni: Shqipëria është nga të paktat vende nuk kanë pasur një hetim para se të shpalleshin ‘non grata’, veç Adriatik Llallës, emrat e tjerë janë të paproceduar. Është domethënës që aleati ynë strategjik merr një vendim për të shpallur ‘non grata’ persona për të cilat nuk ka një hetim. A do të hapen hetime për këto persona?