Kronika e mëposhte u publikua pak minuta më pare dhe në nje rresht përmëndej emri i deputetit te Divjakës njëherazi zv/ kryeministër Erion Braçe. Ribotojmë shkrimin me burim deputeten Ilda Dhori duke i kërkuar ndjesë Braçes për përmëndjen e emrit gabimisht.
SKANDAL | Qeveria Rama financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës
Deputetja e PD Ilda Dhori, përmes një statusi në rrjete sociale denoncon se qeveria financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës.
Dhori shprehet se bashkëshortja e Fredi Kokoneshit, merr miliona lekë nga shteti. Ajo shton se janë të shumta aplikimet nga fermerët, por jo të shumtë fatlumët që kanë përfituar.
Deputetja thekson se shteti funksionon për kryetarin e Bashkisë Divjakë dhe familjen e tij. “E qartë si drita e diellit“-shprehet Dhori në denoncim.
Më tej, ajo tregon se kryebashkiaku është duke ngritur ndërtime mes sarajeve të tij, dhe flitet se ka përfituar akoma më bollshëm nga qeveria.
Në fund të denoncimit, deputetja e PD tani i lë radhën Fredi Kokoneshit për të shpjeguar si qëndron e vërteta, nëse ka një të tillë, pasi nga shtatori e në vazhdim do t’i duhet detyrimisht t’i përgjigjet shkresërisht e ligjërisht qytetarëve për çdo firmë që ka hedhur e do të hedhë në emrin e tyre.
Denoncimi nga Ilda Dhori
Financimet nga AZHBR…
Aplikime te shumta nga fermeret e Divjakes dhe gjithe Myzeqese, por jo te shumte fatlumet qe kane perfituar prej tyre!
Shoh nder emrat perfitues, nje mbiemer te njohur per Divjaken.
Bashkeshortja e kryetarit te Bashkise Divjake Fredi Kokoneshi!
E pra E QARTE SI DRITA E DIELLIT!
Kryetari investon per bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona leke nga shteti!!!
Kjo VETEM PER NJE PJESE TE BIZNESIT TE TIJ, pasi per ndertimin qe eshte duke ngritur ne mesin e sarajeve te tij, flitet qe ka perfituar akoma me bollshem.
SHTETI FUNKSIONON PER TE DHE FAMILJEN E TIJ!
Sa mire dhe sa ndryshe do ishte sikur te funksiononte per te gjithe fermeret, bizneset dhe ndermarrjet familjare, pa ju dashur ti lepihen e ti sorrollaten pushtetareve, per te marre ate qe ju takon, hakun e punes se tyre!
Kureshtja me shtyn me tej, verifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskerkesh PRIVATIZUAR “dikujt” toke ne mesin e sarajeve te tij, toke e marre me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikerisht aty po nderton keshtjellen e sarajeve!!!
Rastesi te jete valle??!
Pastaj pika kulminante, TE NJEJTAT MJETE DHE PUNETORE qe po ndertojne ndertesen e Bashkise Divjake, jane angazhuar edhe ne keshtjellen e Fredi Kokoneshit!!
Te jene valle qoka interesash reciproke qe behen ne kurrizin e taksave tona??? Apo thua qe vertet kryetari ka vleresuar punimet e tyre cilesore….
Versionin e tij se si qendron e verteta le ta jape vete kryetari, nese e ka nje te tille, pasi nga shtatori e ne vazhdim do ti duhet detyrimisht ti pergjigjet shkreserisht/ligjerisht qytetareve per çdo firme qe ka hedhur e do te hedhe ne emrin e tyre. (20.06.2021)