Recepsionisti i hotelit ku vdiqën 4 turistët rusë: I thirra se kishin porositur fruta, kur u futa në dhomë i gjeta të pajetë.
Recepsionisti i Hotel “Gloria Palace” në Qerret ku u gjetën të vdekur katër turistë rusë, i cili ka qenë dhe personi që i ka gjetur të pajetë, ka treguar momentet e para. Në dëshminë e tij në polici, ai ka thënë se kishte shkuar në dhomën e saunas për t’ju çuar frutat që kishin porositur.
Ai thotë se i thirri turstët disa herë jashtë derës së dhomës, por ata nuk i ishin përgjigjur.
“Iu thirra disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, ka thënë recepsionisti.
Dyshohet se 4 shtetasit rusë, dy burra e dy gra, kanë qëndruar në sauna më shumë sesa lejohet. Megjithatë, ekspertët dhe Policia kanë zbarkuar në ambientet e Hotel “GLORIA” në Qerret për të zbuluar shkaqet e asfiksisë.
Nuk dihet nëse sistemi i ventilimit në dhomën e saunas nuk ka funksionuar, apo turistët kanë konsumuar alkool apo ndonjë substancë narkotike, e cila më pas të ketë sjell vdekjen e tyre.