Vjedhja e pacientit tek Infektivi/ Qytetari reagon ashpër: Tradita nuk e lejon të preket kufoma, të varet përgjegjësi!
Një skandal tjetër u denoncua mbrëmë tek Spitali Infektiv, ku një pacienti i kishin vjedhur sendet personale pasi kishte ndërruar jetë si pasojë e Covid. Në lidhje me ngjarjen, një qytetar duke folur për Fax, është shprehur mjaft ashpër dhe e ka dënuar gjestin e bërë ndaj viktimës. Ai u shpreh se shqiptarët kanë traditë që kufomat nuk preken, ndërsa nga ana tjetër ka kërkuar që personi përgjegjës të varet.
Qytetari u shpreh:
I janë marrë paratë një të sëmuri me Covid brenda në spital. Si ju duket? Unë jam me trombozë. Stafi mjekësor po shpëtojnë jetë njerëzish. Por të vijë një dru i shtrembër të infektojë të gjithë. Prandaj të çohet shteti në këmbë, prokuroria, krimi ekonomik, stafi, të merren filmimit dhe të varet ai person. Ne këmi tradita, kufoma nuk preket. Ai person të gjendet sa më shpejt sepse na kaq demoralizuar të gjithëve.














