NE RESPEKT TE OPINIONIT PUBLIK DHE QYTETAREVE FIERAKE.
Nisur nga disa statuse te eksponenteve te PS ne Fier.
Qe lutem te jene te keq informuar, per ato çfare shkruajne, se po te jete se i mendojne vertet, jane ose per vizite mjekesore, ose me keq akoma, jane persona me rrezikshmeri te larte shoqerore.
Zoterinj drejtues te PS ne Fier, me kot mundoheni me metodat tuaja te 97, qe te beni pis PD ne Fier dhe te beni pak vend per vete, te Rilindja, qe ju ka uzurpuar PS .
Une dhe PD Dega Fier e kemi treguar me vepra, qytetarine dhe kulturen tone ne keto vite opozite, me shume protesta, te fuqishme paqesore dhe te shumta ne numer, gje qe juve ju terbon.
Kurre dhe ne asnje rast, ne nuk kemi shkelur ligjin edhe pse jemi provokuar nga policia dhe militantet tuaj te veshur me uniforme.
Jo me large se dy dite me pare ju pate lum njerezish, ne pedonalen e qytetit me plot kulture, ne nje homazh dhe asnje gjethe peme e keputur.
Ju e keni pare shume here Luan Baçin dhe PD e Fierit, ne protesta me mijera njerez dhe asnje fjale jashte edukate dhe kulture qytetare.
Ne garantojme dhe sigurojme gjithe qytetaret Fierake, me,
SHUME RESPEKT SE KURRE NE ASNJE RAST DHE PER ASNJE MOMENT, NUK KA PATUR DHE NUK DO TE KETE DHE AS QE MENDOHET PER TENTATIVA TE TILLA VANDALIZMASH.
ÇDO VEPRIM I TILLE, ABSOLUTISHT NUK KA LIDHJE ME NE DHE ESHTE I DENUESHEM NGA TE GJITHE.
Ju na keni pare dhe kur ishim ne pushtet, tolerant dhe te perkushtuar ne sherbim te qytetareve.
Ju na keni pare qe edhe kryetarin tuaj te PS ne ate kohe, ne e mbajtem ne pune, e beme dhe anetar te PD se kishte deshire, dhe perseri e respektuam qe kur erdhi PS ne pushtet ai erdhi perseri te ju dhe e çrregjistruam nga listat tona.
E falenderojme per kontributim e tij te dhene ne ate kohe te subjekti yne politik.
Pra toleranca jone eshte e admirueshme.
Ju doni qe me veprime te inskenuara si 97 te na beni ne fajtore per degradimin tuaj.
Ju doni qe, ashtu si ne 97 duke shfrytezuar veprimet e veçuara, te njerezve te pa pergjegjshem, apo te paguar nga ju, per te bere veprime te tilla, te prishni imazhin tone dhe te shpetoni veten tuaj para elektoratit, nga degradimi dhe degjenerimi ku jeni katandisur..
Sa per kalimin tim me makine, para selise se PS, ju jeni vertet bastarde, pasi une isha me familjen time, ne punen time dhe se aty eshte nje rruge qe u perket te gjitheve.
Dhe kur jam me familjen, une ate e kam te SHENJTE, po me ke flas une, ku dini ju ç’eshte familja, nuk e kuptoni dot kete, se ju e kuptoni ndryshe, jeni te gjithe bashke.
( ketu e kam fjalen per disa nga kreret tuaj)
respekt per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.
Ju edhe vete e dini qe nuk keni shanse per te me terhequr ne nje situat te sajuar nga ju, per te fituar ju kredibilitetin e humbur nga degradimi dhe hajduteria, qe keni bere ne keto 7 vite.
Edhe njehere ju perseris se jemi te distancuar nga çdo akt dhune apo prishje te qetesise publike as nuk kemi bere dhe kurre nuk kemi menduar per kete.
Ne e beme detyren tone ne ato dy dite, me ndjeshmeri, marshim homazh, paqesisht dhe respektueshem, per qytetaret Fierake.
Çdo dite tjeter, qe qytetare apo te rinj te ndryshem, qe mund te vazhdojne, aktivitetet e tyre nuk kane asnje lidhje me mua apo PD Dega Fier.
JU FTOJ JU DHE POLICINE TUAJ, QE TE PUBLIKONI ,TE ARRESTONI, DHE TE NDIQNI PENALISHT, KEDO QE BENE AKTE DHUNE APO TENTATIVA PER PRISHJE TE QETESISE PUBLIKE.
Kushdo qe te jete, nuk ka te bej fare as me mua personalisht dhe as me PD Dega Fier.
MADJE JU FTOJ TE PUBLIKONI EMERIN E BASTARDIT QE SHAU NE TUBIMIN HOMAZH QE NE BEME, dhe moren pjese, ME MIJERA QYTETARE NE DT 11 DHJETOR.
Pse e moret ne mbrojtje?
Pse u merzitet qe une pershendeta, urova dhe 30 vjetorin e PD dhe u thashe qe te shperndaheshim?
Kerkuat dhe ndihmen e Mero gelbazes, spiunit me pseudonimin çorape, qe ta keqinterpretonte urimin tim, per 30 vjetorin e PD, se sipas tij, harrova homazhin dhe bera urimin.
Jo mor zoterinj, urimin e bera te ndergjegjshem, se e ndjeja, se duhej bere, por edhe qe te deshtonte skenari juaj, per degradim te situates dhe qytetaret te largoheshin, qetesisht, per mos te gjetur terren larot tuaj te paguar, per akte vandale dhe te ngarkonin ne, me pergjegjesi.
Pse nuk i thoni emerat e atyre qe gjasme ju provokojne?
Pse nuk i arreston policia?
Ku e keni fshehur personin qe nuk donte te mbaronte tubimi, aq shpejte dhe shau me fjalorin banal, vulgare dhe iku me vrap, duke u marre ne mbrojtje nga ju?
Une kam qene dy here ne tubimet paqesore keto dy dite dhe e keni pare dhe vete, paqesisht, plot kulture dhe te shumte ne numer.
Ne jetojme ne nje qytet dhe do te jemi ketu, ne do tju sherbejme te gjithe qytetareve, me respekt dhe ndershmeri, me kot mundoheni me shpifje dhe intriga te na beni pis, as me presione nuk me intimidoni dot.
25 Prilli do te jet fundi juaj, fundi i oligarkise tuaj, fundi i hajduterse tuaj.