12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rasti i rrallë në botë, çifti nga Puka me probleme gjenetike lindi fëmijë të shëndetshëm, mjeku i Spitalit Hygeia shpjegon procedurën

by News Albania
28/10/2022
in Aktualitet
0
Rasti i rrallë në botë, çifti nga Puka me probleme gjenetike lindi fëmijë të shëndetshëm, mjeku i Spitalit Hygeia shpjegon procedurën
178
VIEWS
Share on Facebook

Kanë kaluar vite të vështira por tashmë Violeta dhe Ylber Vocrri nga Puka janë më të lumtur se kurrë. Pas 14 vitesh përpjekje, më në fund kanë mirëpritur në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Nga ekzaminimet e mëparshme, rezultoi se ata ishin mbartës të një gjeni, rast i rrallë në botë.

Violeta dhe Ylberi kanë dy vajza të tjera, të cilat, për arsye të këtij problemi gjenetik vuajnë nga sindromi i Lennox Gastatut që karakterizohet nga epilepsi dhe probleme të tjera. Dr. Hakan Satiroglu, obsetër-gjinekolog, i cili ndoqi problematikën e çiftit, zbuloi më shumë detaje në “Abc-ja e mëngjesit”.

Mjeku shpjegoi se ata kanë kryer shumë konsulta jashtë vendit por pa rezultat. Pasi u paraqitën në Spitalin Hygeia, Dr. Hakan dhe gjithë ekipi arritën të gjenin disa embrione të shëndetshme që u transferuan te nëna dhe pas 9 muajsh pritje, Violeta dhe Ylberi mbajnë në krahë vajzën e tyre.

“Kjo është familja ime, është e vështirë për ta sidomos për nënën por dhe bashkëshorti i saj është shumë mbështetës. Kanë pritur për 14 vjet për këtë përfundim të lumtur. Vështirësia është se këto gjene janë zbuluar së fundmi dhe u diagnostikua që familja ishte mbartëse e tyre.

Ishte e vështirë për ta zbuluar që gjenet në bebet e para, që nuk kanë qenë të njohura si sëmundje më parë, u diagnostikuan dhe me një sindromë të caktuar Lennox Gastatut. Ky gjen nuk është i zhvilluar mirë. Ka disa probleme që jep në tru si epilepsia dhe funksionet motore nuk janë të zhvilluara mirë.

Kanë pasur vështirësi me dy fëmijët e parë, 13 dhe 8 vjeç dhe ata kanë akoma disa probleme shëndetësore. Kanë shkuar në disa vende si në Itali ku kanë përkujdesje të veçantë. Kjo është arsyeja pse donin një fëmijë të shëndetshëm dhe ne zbuluam se mund ta bëjmë këtë gjë.

Mund të identifikojmë gjenin por gjëja më e rëndësishme ishte të gjenim mënyrën e duhur për të zbuluar këto gjene dhe nuk është si metoda e zakonshme. Përpara shtatzëninë, gjetëm embrionet më të shëndetshme dhe i vendosim në mitër. U përpoqa të gjej mënyrën më të përshtatshme për ta.

Pas katër muajsh zbuluam se në një laborator specifik mund ta bëjmë këtë gjë. Më pas bëmë mbledhjen e vezëve. Kur bëmë testimin gjenetik, procedura që u realizua, PGD, ne marrim qeliza nga embrionet dhe ato rishikohen disa herë sepse duhet të identifikojmë dy gjene të shëndetshme.”, tha Dr.Hakan. 

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

12/02/2026
Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In