Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Kreshnik Tushën. Mësohet se sot gjykata ka marrë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Tushën, ai nga sot nuk do të jetë më në “arrest me burg”, por në “arrest në shtëpi”.
Tusha është njëri nga të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në qershor në Laç. 22-vjeçari Kreshnik Tusha u mbajt në qeli për shkak se mbrëmjen e krimit u dërgua në spital i plagosur, por ai nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Nga ana tjetër ekzekutimi i dyfishtë në Laç është zbardhur. Pas hekurave ndodhet Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutor dhe Ilir Lika si bashkëpunëtor. Ndërkohë që në kërkim janë edhe dy të tjerë: Klaudio Pepkola dhe Olti Vlashi.