16 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Raporti i TI për Ballkanin dhe Turqinë: Korrupsioni ka kapur shtetin

by News Albania
15/12/2020
in Aktualitet
0
39
VIEWS
Share on Facebook

Një ligj në Shqipëri i ka dhënë A.N.K Sh.P.K., një kompani pranë Partisë Socialiste në pushtet, një kontratë shumë të lartë për ndërtimin e një rruge 17.2 km. Kostot e ndërtimit pritet të jenë të paktën 300 milionë euro, më shumë se dyfishi i vlerës që qeveria kishte parashikuar. Në Turqi, një ligj riklasifikoi një tokë të mbrojtur për të ndërtuar aeroportin e ri të Stambollit. Gjashtë persona në Maqedoninë e Veriut akuzohën për pastrimin e rreth 4.5 milionë euro për financimin e partisë VMRO-DPMNE. Mes tyre edhe ish-Kryeministri Gruevski, i cili është implikuar edhe në disa skandale të tjera korrupsioni”.

Kështu nis një raporti i organizatës Transparency International, ndërsa shprehet në vijim se: “Këta janë shembuj të kapjes së shtetit, kur persona apo grupe përdorin korrupsionin për të ndërhyrë në polikat kombëtare, në ligje dhe ekonomi për të përfituar për interesat e tyre personale. Kjo i lejon të korruptuarit të qëndrojnë në pushtet, të pasurohen nga shteti dhe të shmangin dënimin. Qytetarët e thjeshtë paguajnë për këtë përmes standardit të jetesës, mundësive të limituara, humbjes së besimit në demokraci, ndërsa shohin qeverinë t’u shërbejë interesave të privatit. Kjo është duke ndodhur në të gjitha nivelet e qeverisjes, nga ajo lokale tek ajo ekzekutive, në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Turqi.  Në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, politikanët dhe rrjeti i tyre i njerëzve  kanë marrë në dorë punët e shtetit duke i bërë këta të fundit përfitues nga korrupsioni, dhe të shpëtojnë pa u ndëshkuar.

Jetike për ndalimin e korrupsionit dhe për të shmangur kapjen e shtetit është një gjyqësor i pavarur . Nëse korrupsioni nuk ndëshkohet atëherë do të ndodhë që ndikimi mbi qeveritë, institucionet, dhe sektorë të tjerë të jetë i pakontrolluar.

Njësoj si shembulli i pastrimit të parave në Maqedoni, ku 5 milionë euro të padeklaruara të cilat u përdorën si pastrim parash, u vunë në funksion nga politikanët gjatë fushatës elektorale”.

Lidhur me rezultatet e këtij raporti ka reaguar edhe ish-deputetja Jorida Tabaku e cila përmes një publikimi në rrjetet sociale shprehet se korrupsioni ka kapur çdo qelizë të qeverisë.

“Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç i opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsioin.  Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat kriminale vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh.  Raporti vlereson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojerave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit. Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita”, shprehet Tabaku./Opinion.al

Shënim: “Transparency International” është një organizatë ndërkombëtare jo qeveritare e angazhuar në çështjet e korrupsionit dhe jo vetëm politik. E themeluar në 4 maj të vitit 1993, organizata ka seli në Gjermani dhe drejtohet nga Delia Ferreira Rubio.

Raporti i “Transparency International” merr në analizë dy faktorë kyç në kapjen e shteti në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta dhe ligjet e veçanta.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania