Rama: Në bazë të disa vendimeve, puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qëndër për qëndër, për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së gjithë anëtarëve të PS dhe për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavrësisht moshës, për të ecur më tutje dhe për të krijuar bazë të re.
Ajo që do nënvizoja, është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar, janë në funksion të qeverisë dhe i gjithë strukturave të republikës bazuar në Kushtetutënd he në Ligjet në fuqi. Ta kenë të gjithë të qartë, kjo nuk është propagandë, është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në nivel tjetër të cilësisë dhe adminitratës në shërbim me publikun.
Në administratë kemi problematikë serioze, është e prerë dhe do të angazhohemi të gjithë.