21 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama sulmon sërish protestuesit: Nën koren e zezë ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë ka dhe ujë të pastër

by News Albania
03/07/2026
in Kryesore, Lajme, Politikë
0
Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Është koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
9
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi ditën e sotme ku u fol mbi administratën publike dhe shërbimin publik, sulmoi sërish protestuesit duke i cilësuar si një kore e zezë ku janë mbledhur gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Megjithatë, Rama shtoi se nën këtë kore ka dhe ujë të pastër, duke marrë rastin e nënës së një shoku të tij, e cila edhe ajo del në protestë.

Rama theksoi se shërbyesit publikë në shumë raste kanë mungesën e njerzillëku dhe i bëjnë bisht shërbimit ndaj njerëzve, çka me të drejtë zemëron qytetarët. Por tashmë, është ngritur sistemi që lufton korrupsionin në shërbimin publik.

Rama: Uji i pastër nën koren e zezë të asaj që për fat të keq është pjesa e dukshme ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë. Në atë rrjedhë të madhe ka shumë për të mësuar. Nëna e një shoku tim, kishte dalë në protestë. Edhe i biri më tregon se ishte alarmuar kur i kishin thënë që ka shkuar mamaja në protestë. Sepse ajo është në një moshë të caktuar që duke e imagjinuar në mes të një turme njerëzish. Të shkon në mend nëse pengohet mund të ketë dëmtim fizik. Ishte kthyer në shtëpi i alarmuar dhe pyet të ëmën pse në protestë. Dhe e ëma i tregon ajo që është mendoj unë thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Të natyrës shëndetësore. I duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë. Duke qenë se si ajo ka dhe të tjerë.

Njerëzit shkojnë atje që në orën 5 apo 6 të mëngjesit. Sepse presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë duke qenë para në radhë të kenë mundësi ti shohë. Sepse mjeku nuk vjen në orar, vjen 1 orë më mbrapa. Pra ata njerëz preson nga ora 5 deri në 10. Mjeku nuk rri deri në fund të orarit. Trajton 3 apo 4 dhe ikën. Kjo grua në moshë, gjyshe del në protestë sepse është e fyer. Dhe fyerje është fjalë e lehtë, sepse fyerja është një herë. Ky është poshtërim. Dhe ndjenja e poshtërimit nga njerëzit që duhet të të shërbejnë ty është një ndjenjë që të bësh një përpjekje shumë të vogël ta vësh veten në atë pozitë se është kulmi. Njerëzit nuk ndjehen të fyer apo të poshtëruara se nuk zgjidhin dot një hall. Shumë halle kërkojnë zgjidhje gjyqësore. Administrata nuk bëhet dot gjykatë. Qeveria nuk bëhet dot gjykatë. Ai mjeku është e detyruar që një të sëmuri ti ofrojë gjithë komfortin që vjen nga njerzillëku. Mungesa e njerzillëkut është një mungesë që njerëzit nuk e tolerojnë me të drejtë. Këta nuk janë shumica për fat të mirë. Sepse nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë si mendojnë disa në raporte. Bëjmë përpjekje si funksionon administrata edhe kur është jashtë vëmendjes sonë. Me strukturat e antikorrupsionit dhe ndihmën e mekanizmave të tjerë ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve dhe me vizita të paparalajmëruara.

Nuk rezulton se në spitale normalja është kjo që thashë për atë mjek. Mjafton ti ndodhë dikujt nuk ka nevojë të tërheqin zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë. Mjafton të tërhiqet njëri zvarrë siç ndodhi me atë momentin skandaloz. Kjo nëna, nuk tërhiqet zvarrë, por te ai njeriu atje ndjehet pjesë sepse ndërkohë është ky mjeku që i tërheq zvarrë atë dhe bashkëmoshatarët e saj, që me të drejtën e Zotit kërkojnë atë shërbimin. Të jesh i vetëdijshëm është e rëndësishme. Për mua personalisht qënia i vetëdijshëm për çfarë njerëzit jetojnë është më e rëndësishmja. Por të veprosh ta ndryshosh këtë është shumë më komplekse se çmendohet. Dhe duhet që sistemi të të mbrojë. Fiks ajo që po ndodh në Shqipëri dhe humbet në mjegullën, është që sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin. Komplet e kundërta e asaj që thuhet badjava. Sistemi po lufton korrupsionin. Është shumë e dhimbshme. Si një therje në sytë e të gjithëve. Krijon turbulli, pisllëk. Sepse faktikisht kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania