12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama: SPAK një foshnje që ka nisur të belbëzojë, e ardhmja nuk është blozë, por rozë

by News Albania
21/01/2022
in Politikë
0
Rama: SPAK një foshnje që ka nisur të belbëzojë, e ardhmja nuk është blozë, por rozë
40
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në rrjetin social Facebook deklaroi se reforma në drejtësi sot po bën përparime. Rama deklaroi se nuk mund të presësh që një fëmijë të bëhet 40-vjeç brenda 4-5 vitesh. SPAK tha Rama, nuk është FBI, por një foshnje që ka nisur të belbëzojë dhe të japë shenjat e para.

“Mua mund të shfryni për çfarë të dëshironi. Nuk ka asnjë problem. Kam një respekt shumë të madh për atë që më kanë sjellë këtu. I konsideroj ata që ndesh kudo si njerëz të cilëve duhet t’u shërbej me respekt. Nuk mund të më kërkoni llogari mua dhe as mund të më kërkoni të pamundurën. Kjo është sit ë kërkosh që një fëmijë të bëhet 40-vjeç brenda katër vjetësh. Meqë ti nuk duron dot të sharat. Ndërkohë që ne flasim nuk është se asgjë nuk ka ndodhur. Ka ndodhur diçka që as nuk mund të imagjinohej kur kaloi reforma në drejtësi.

Po pastrohet ai llum gjykatësish dhe prokurorësh që kanë shitur dhe blerë të drejtën sipas qejfit. Vettingu vazhdon, llumi nuk mbaron. Gjykatës dhe prokurorë që janë në sistem sepse nuk u ka ardhur radha vazhdojnë të bëjnë kërdinë. Duhet duruar, duhen shtrënguar dhëmbët. Nuk jemi në vitin 1945. Ka akoma sot shumë njerëz që ma kërkojnë mua dhe qeverisë që të bëjë hetime, gjyqe dhe arrestime. Si mund të ndodhë kjo. E kemi vënë gurin e themelit para 5 vitesh. Çfarë janë 5 vite në historinë e një vendi. Ata vende që ne i referohemi për drejtësinë, vendimet e pavarura jepen edhe kur ne nuk ishim akoma shtet. Plot pluhur dhe pa asnjë sistem shtetëror. Po i them këto për të thënë se sot është një ditë më e mirë se një vit më parë.

Më 21 janar në raport me nxjerrjen deri në fund të përgjegjësive. Sot kemi vënë një gur themeli. Sot është rihapur Gërdeci. Një nga dy kapakët e rëndë të dy vrasjeve shtetërore. Lëre se çfarë thotë njëri dhe tjetri. Dy vrasje shtetërore, Dy tragjedi që ndodhën për shkak të krimit shtetëror. Gërdecit i ishte vënë kapak. SPAK nuk është FBI dhe asnjë strukturë e ngjashme por është një foshnje që ka nisur të belbëzojë dhe të japë shenjat e para. Ka rihapur Gërdecin. Kjo është rruga dhe ajo fjala drejtësia vonon por nuk harron sot ka kuptim të qartë, duam apo nuk duam. Nuk ka mundësi tjetër. Nuk ka rrugë tjetër. I kuptoj të gjitha insituatat”, tha Rama.

Ai tha se ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, por rozë. “Procesi po vazhdon dhe kjo është më e rëndësishme. E ardhmja nuk është blozë, por rozë. E sotmja patjetër që është më shumë blozë se rozë. Ka Suedi, Francë, Rumani. Ka procese që kanë ritme të ndryshme për arsye historike, për arsye të dijes. Ato përpara vrisnin njerëz, vrisnin protestues të pafajshëm. Dhe bënin shumë gjëra të tjera. Kurse ne nuk kemi bërë asgjë”, u shpreh kryeministri. 

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania