Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare që hiqej si infermiere i zhvati një qytetareje që kishte nënën e sëmurë me COVID-19, rreth 8 milionë lekë. Rama u shpreh se çdo pyll ka derrat e tij dhe se personazhi në fjalë nuk mund të përbaltë stafin e mjekëve dhe infermierëve.
“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë🙏 “, shkruan Rama në ‘Facebook’.













