Jehona e skandalit të një dite më parë, vazhdon akoma kur mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama, mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.
Këshilltari i CDU-së, Martin Henze, shkruan se Parlamenti duhet të shpërndahet pas këtij skandali.
Sipas ekspertit gjerman, rrëzimi i rezolutës është një shkelje që dhunon arsyen e ekzistencës së shqiptarëve.
“Vota e qeverisë autokratike ‘Rama’ kundër vendimit të parlamentit për miratimin e gjenocidit të Srebrenicës është një shkelje thelbësore e arsyes së ekzistencës së shqiptarëve dhe integrimit evropian. Parlamenti duhet të shpërndahet, duhen zgjedhje të reja”, shkruan Henze.