Kryeministri Rama ishte në Shijak në vijim të turit të për inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ku po vazhdon procesi i ndërtimit.
Përgjatë inspektimeve ku ishte së bashku me kreun e bashkisë, Elton Arbana, Rama i tërhoqi vëmendjen këtij të fundit në lidhje me mbajtjen e maskës.
Rama i kapi maskën me dorë për t’ia ngritur sipër duke i mbuluar hundën.
“Këtë maskën ose vëre ose mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos mu bëj si Luli që lë hundën jashtë” i tha Rama.
Vetë Kryeministri mbante të njëjtën maskë që kishte në Fushë Krujë, e zezë me një trëndafil të madh të kuq.
Lidhur me rindërtimin, Rama tha se Bashkia e Shijakut është modeli i gjithë këtij procesi. Në Xhafzotaj janë mbi 500 banesa që do të rikthehen në shtëpi të reja.