Letra për Artan Cukun dëshmorin e Atdheut, nga i vëllai Rakip Cuku
Shumë e nderuar znj. Hoxha !
Në emër të familjes së Artan Cukut ju përcjellim mirënjohje dhe respekte pakufi.
Për shkak të angazhimit tuaj të sinqertë ndjej për detyrë të them dy fjalë:
Artan Cuku ishte simboli i shërbëtorit të denjë të shtetit; mbrojtës i paepur i rendit dhe së drejtës; luftëtar i betuar në luftën kundër së keqes.
Policinë ai nuk e kishte thjesht një profesion, por e kishte mision.
Ai besonte se e mira do fitojë mbi të keqen, shteti do fitojë mbi krimin.
Por fatkeqësisht këtë luftë ai e humbi dhe bashkë me të humbi edhe jetën.
ARTAN CUKU U VRA PËR SHKAK TË DETYRËS.
- Organizata prestigjioze ndërkombëtare “Global Initiative Against Transnational Organized Crime” me qendër në Gjenevë të Zvicrës, në publikimim e saj në librin me titull “ Fytyrat e vrasëve ”, e ka perfshire vrasjen e Artan Cukut ne 50 vrasjet me te bujshme ne rang boteror nga viti 2000 si vrasje e kryer per shkak te detyres.
- Prokuroria e Krimeve te Rënda e ka cilësuar Vrasje per shkak te detyres., duke e regjistruar qe ne filim si procedimin penal per vepren penale vrasje e punonjesve te policise se shtetit e parashikuar nga neni 79-B. ⁃ Veprimet e padrejta te drejtueseve te policise shtetit te vitit 2014 ishin ato qe i paraprine asaj cfare ndodhi ne 2017.
Vrasja ishte pasoja, shkaku ishte largimi nga detyra! ⁃ Artan Cuku u tradhetua dhe u vra disa here.
U tradhetua ne vitin 2014…. kur padrejtesisht nga ish-ministri i brendshem dhe drejtori i pergjithshem i policise e larguan nga detyra me motivacionin qesharak “ Shkurtim organik i vendit te punes”.
Dhe ky motivacion absurd i komunikohej njerit prej drejtuesve me te spikatur te policise shqiptare i cili i kishte ngjitur shkallet e karrieres dhe gradave nje e nga nje dhe vetem per merita.
⁃ Dosja e Tij personale ka vetem vleresime maksimale pozitive. Kurre ndaj Artan Cukut nuk u ngrit asnjehere asnje pretendim ligjor.
Largimi nga puna u motivua me arsyen absurde se Policia e Shtetit nuk kishte vende te lira per Graden Policore “ Drejtues i Pare “.
⁃ Ai iu drejtua drejtorit te pergjithshem te policise, ministrit te brendshem, dhe kryeministrit per largimin e paligjshem.
Pergjigja e tyre ishte se Policia nuk kishte pozicione te lira per graden e tij, nderkohe policia kishte pafund vende te lira ne organiken e saj.
Natyrshem edhe sot e kesaj dite shtrohet pyetja: “ Per llogari te kujt u lirua nga detyra Artan Cuku ?”
⁃ Akti i largimit te padrejtë nga detyra i parapriu asaj cfare ndodhi ne prill 2017.
Me kete akt, Artan Cukut, iu prene krahet, mbrotja, enderrat, jeta.
- Pas neglizhences se autoriteteve Artan Cuku e dergoi ceshtjen ne gjyq.
Te gjitha shkallet e gjyqesorit u shprehen me Vendim ne Emer te Republikes se: “ Vendimi i Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit per lirimin nga detyra te Artan Cukut ishte absolutisht i padrejt dhe i paligjshem”, - Artan Cuku vijon te tradhetohet dhe te vritet edhe pas vdekjes, pasi ne prill qe kaloj u mbushen 7 vjet qe nuk eshte bere ende drejtesi.
Ende pas me shume se 7 vite nuk ka nje vendim gjykate, ku pas ping-pongut midis prokurorise se krimeve te renda dhe prokurorise se rrethit Tirane, prokuroret e ceshtjes bien njeri pas tjetrit ne veting.
Pse e kaluan çeshtjen nga Prokuroria e Krimeve te Renda tek Prokuroria e Juridiksionit te Pergjithshem Tirane ?
A duhej qe kjo çeshtje te mbetej per gjykim SPAK dhe GJKKO kur vepra e rende e vrasjes se sherbetorit te shtetit u krye nga nje grup me me shume se dy persona dhe ku secili kishte detyren e caktuar ?
Njeri ishte porositsi i vrasjes, tjetri ishte ndermjetsi dhe mbykeqyresi dhe i treti ekzekutori !?!?
Kjo ceshtje duhet ti jepej nje prokurori qe ka kaluar vetingun ne menyre qe procesi te vijoje, sepse eshte ekzekutuar nje oficer i larte i policise se shtetit. - Tradhetia e shtetit ndaj tij vijoi jo vetem ne Shqiperi, por dhe jashte saj, kur ne nje menyre spektakolare shteti shqiptar deshtoi ne ekstradimin e organizatoreve te vrasjes edhe pse Gjykata e Shkalles se pare dhe Apelit ne Greqi kishte pranuar kerkesen per ekstradim ne vitin 2019 duke njohur faktin edhe autoresine e organizatoreve te vrasjes.
- Asnje institucion i drejtesise shqiptare nuk ka thene akoma asnje fjale per kete deshtim, vetem heshtje .
Heshtje per te kerkuar drejtesi per sherbetorin e vet. - Edhe ne kohen kur ne kete vend te mjere nuk kishte shtet, por sundonte kanuni, agai i dilte per zot sherbetorit. E sot ne kohet moderne, agai-shtet struket dhe nuk kerkon drejtesi per sherbetorin.
- Saga e tradhetise ndaj Artan Cukut vazhdon .
Personazhe te erreta me detyra shteterore te shtetit shqiptar kane ndihmuar ne deshtimin e shtetit.
Gjate procesit politik ne Gjykaten e Larte Greke sic ishte kryetarja e komitetit shteteror te minoriteteve, ish keshilltare e kryeministrit dhe zevendesministre, te zgjedhur vendore ne jug te Shqipërisë dhe persona te tjere kane dëshmuar në Gjykaten e Larte ne Greqi pro organizatorit te vrasjes, duke e cilesuar atë si nje prijes te helenizimit dhe nje vorioepiriot te devotshem. Duke i dhene procesit ngjyra politike dhe nacionalizmi dhe mundesuan refuzimin e ekstradimit mbi baza politike dhe nacionaliste.
(Keto jane ne vendimin e gjykates se larte Greke te cilin e kam lexuar ne internet.)
Shteti Shqiptar nuk beri asnje perpjekje që të ankimonte kete vendim, pasi ishte jo vetem i padrejte e i pavertete , por edhe denigrues e poshterues per vete shtetin.
ARTAN CUKU LART NGA AMSHIMI BËNË THIRRJE PËR DREJTËSI .
- Drejtesi! Vetem Drejtesi !
- Vrasesi u denua me 10 vite burg, Artan Cuku nuk jeton me.
Po mbushen 10 vjet dhe ende nuk ka drejtesi. - Shteti shqiptar i ka borxh drejtesine Artan Cukut.
- Shteti shqiptar i kishte borxh Artan Cukut mos ta hidhte ne rruge pasi e dinte shume mire se Artan Cuku kishte arrestuar qindra kriminele te rrezikshem nga veriu ne jug dhe ishte kercenuar me jete per shkak te detyres.
Porositesi i vrasjes e kishte kercenuar nga qelia e burgut, dhe per kete gje agjensite ligjzbatuese shqiptare kane qene ne dijeni. - Shteti shqiptar duhej t’ja mbronte jeten Artan Cukut.
- Ishte detyrim kushtetues i shtetit t’ja mbronte jeten Artan Cukut ! ⁃ Artan Cuku u vra edhe per shkak te veprimeve dhe mosveprimeve te shtetit. ⁃ Shteti shqiptar ja kishte detyrim Artan Cukut t’ja mbronte jetën, POR më së paku i ka borxh drejtësinë.
E nderuar zonja Hoxha, Ju, dhe të gjithë ata që i kanë dhënë dhe do i japin zë kësaj çështje, jo vetëm që lartësoni figurën e këtij heroi, por i bëni një shërbim Shqipërisë duke sjellë shembullin e simbolit në luftë kundër të keqes. Luftë, e cila për ata që luftojnë krimin pa kompromis, rezulton fatale.
Zonja Hoxha, ashtu si Tan Cuku në fushën e vet, Juve jeni një simbol dhe misionare e mbrojtjes të së drejtës dhe të së mirës publike.
Zoti ju bekoftë juve, familjen dhe misionin Tuaj.
Me respekte dhe mirënjohje për Ju , Rakip Cuku ( vëllai i Artan Cukut )