Emigrantët shqiptarë të cilët duan të kalojnë drejt Greqisë, po përballen me radhë kilometrike në Kapshticë, ku duhet të presin nën pikun e vapës. Ata janë shprehur për mediat se kanë disa orë që presin dhe po sëmuren për shkak të temperaturave të larta.
“Kemi afërisht 1 orë, s’po e marrim vesh çfarë po ndodh s’po e kuptojmë, punon me një sportel pala greke mbase. Do presim jemi të detyruar.”, u shpreh një prej qytetarëve në radhë.
“Si në kohën e qëmotshme, siç e shikoni. Kemi 1 orë e gjysmë, kam pritur edhe 14 orë në radhë, nuk dua që të qëndrojë sot. Jemi të sëmurë nga mesi, koha nuk na ndihmon është shumë nxehtë.”, tha një tjetër.
Reduktimi i personelit të policisë greke, e cila ka hapur vetëm një sportel në hyrje, po detyron qyetarët të presin disa orë për të kryer procedurat, ndërsa pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje.