Nga VLDIMIR MUÇAJ:
Prefektura e Elbasanit është një ndër territoret me asete të bollshme turistike në gjithë vendin. Por qyteti i Cërrikut për çdo vizitor të sotëm, mund të jetë një befasi më vete. Bëhet fjalë për një tjetërsim të pamjes urbane të tij. Mjedisi në qendër të qytetit të befason. Është një imazh i pazakontë dhe pa aanjë lidhje me qytetin e dikurshëm kur mjerimi dhe varfëria si periferi bëheshin më prezente së pari prej rrënojave, gërmadhave dhe braktisjes së shërbimeve. Sot Cërriku është një vend që të ofron shijet dhe shërbimet turistike dhe mjedisin ekzotik qytetar. Ka bare, restorante, pika turistike por më e rëndësishmja ka në periferitë e tij vila dhe komplekse pushimi, ferma dhe plantacione që të lenë përshtypjen e të qenit në brigjet italiane. Në sheshin kryesor të qytetit vajzat dhe djemtë studentë, gjimnazistë dhe pensionistët janë imazhi i një jete që gjallëron dhe i një qyteti që nuk vjetërohet por që fton për shtim të jetës me gjithë gjallëritë dhe përkushtimet njerëzore.! (3 Nentor, 2021)