Qytetarët bëjnë për spital ish-biznesmenin e lojërave të fatit
Mbremjen e djeshme, ish-biznesmeni i lojërave të fatit, Myftyr Lumneshi është rrahur në mes të Tiranës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në ambientet e një restoranti tejet të njohur në kryeqytet pranë zonës së njohur si “Rrugica e Salës”. Sipas dosja.al biznesmeni ishte duke darkuar me një ish- deputet të Partisë Demokratike, garues edhe në këto zgjedhje, kur dy djem rreth 30 vjeç, e kanë qëlluar me dorezë hekuri duke i çarë ballin. Ndërkohë, pasi e kanë qëlluar janë larguar me vrap, ndërsa ish-bisnesmeni i kumarit është shoqëruar për krahu në spital nga eksponenti i PD-së. Ende nuk ka një pistë për motivet dhe sulmin ndaj tij, në një zonë tejet të frekuentuar nga qytetarët.













