ISHP raportoi për 61 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa 2 persona humbën jetën.
Ndërkohë që konstatoheshin raste të reja, gjatë 24 orëve pati edhe të shëruar nga koronavirusi, por ritmi i të shëruarve është më i ulët krahasuar me ata që sëmurën duke bërë që të kemi aktualisht 931 persona aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.
Numri më i lartë i të sëmurëve aktivë është në Tiranë, plot 359 të tillë, ndërsa më pas vijnë Durrsi dhe Shkodra me respektivisht 180 dhe 156 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7
Berat 5