Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i është bashkuar reagimeve të shumta të ardhura sot nga opozita pas sulmit të paligjshëm të IKMT-së në “Pretige Resort”.
Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi u shpreh se nëse një media refuzon ti bindet urdhrave të qeverisë dhe linjës që i kërkohet, kryeministri Rama “u sul fadromat”.
“Kur i refuzon Endri Fugën për kryeredaktor lajmesh, Rama të sul fadromat.
Qeveria si Cosa Nostra. Pizzo mediave”, ka shkruar ai.